PD mbështet plotësisht kërkesat e fermerëve të të gjithë Shqipërisë

Hënë, 22 July 2024 13:43
 
 

Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesat e fermerëve të Devollit dhe të gjithë Shqipërisë. Kështu deklaroi sot, Departamenti i Bujqësisë në PD, pas protestës që zhvilluan paradite fermerët e zonës së Korçës. 

Në deklaratë thuhej :"Në kushtet kur fermeri shqiptare është 4 here më pak i subvencionuar se sivëllau i tij kosovar, Kur fermerit shqiptar i janë mohuar 146 milionë euro financime të IPARD III si pasoje e korrupsionit te Ministrisë të Bujqësisë, kur produktet ushqimore që importohen në vendin tonë janë 79% më të shtrenjta se në vendet e BE ndërsa prodhimet bujqësore derdhen në kanal, kur fëmijët shqiptarë konsumojnë 13.2 ton akullore të kontaminuar me oksid etileni - një substancë kacerogjene që dëmton rëndë shëndetin e konsumatorëve shqiptarë, protesta deri në largimin e kësaj qeverie të papërgjegjshme është e vetmja rrugë për të çliruar tregun nga monopolet qeveritare që po i zënë frymën bujqësisë shqiptare.

Partia Demokratike ka një program të detajuar për bujqësinë.

Duke filluar nga viti i parë i qeverisjes buxheti për bujqësinë do dyfishohet duke synuar që 70% e kësaj shume të shkojë në mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët në përputhje me standardet evropiane.

Do të barazohet shkallën e TVSH ne shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale.

Skemat mbështetëse për fermerët do të aplikohen për njësi prodhimi dhe për krerë dhe sipërfaqe.

Subvencionimi do të bëhet direkt tek fermerët në baze të produktit të hedhur në treg të justifikuar me faturë tatimore pa procedura burokratike .

Qeveria demokratike do të përzgjedhë një Agjensi që mbështet AZHBR në konsolidimin e kapaciteteve njerëzore, procedurave dhe programit për të plotësuar të gjitha standardet e besueshmërisë dhe akreditimit për përthithjen e fondeve të IPARD III. Do të instalohet një njësi këshillimi të Agjencisë homologe me një bashkëdrejtues të huaj  në AZHBR."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...