Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka pyetur me ironi se përse kreut të SPAK, Altin Dumanit, i iku fryma gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë ku u përball me pyetjet e deputetëve të opozitës.
Në postimin e tij në Facebook, Malltezi i kujton Dumanit se prokurorëve nuk u lejohet të takohen në kafene me politikanët, por në vitin 2019 kreu i SPAK u takua me Ulsi Manjën, gjatë kohës kur po hetohej dosja 184 e cila faktonte krimin elektoral të kryer nga mazhoranca socialiste, ku e gjithë kupola deri te Edi Rama dilnin në përgjime për blerje votash në Dibër.
‘Dosja u mbyll pa u pyetur Manja’, shkruan Malltezi.
Postimi i plotë:
Pse i iku fryma Dumanit? Prokuroreve te SPAK nuk ju lejohet te takojne ne kafe politikanet. POR ne 2019 gjate kohes kur po hetohej dosja 184 qe cuditi Gjithe Europen dhe disa numra te Bild, dumani takohet me Manjen qe ishte aktor kryesor qe duhej hetuar në dosjen 184! Dosja u mbyll pa u pyetur Manja!!!