Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se kishte përgatitur një skenar përgjakjeje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u dhunuan anëtarët e opozitës në këtë këshill.
Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve poshtë banesës, kryedemokrati Sali Berisha, tha se Veliaj qëndronte në karrigen e turpit i veshur me antiplumb. Aktin e Veliajt përballë këshilltarëve opozitarë, Berisha paralajmëroi se do t’i shtohet serialit të krimeve të tij të shëmtuara.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju guximtare dhe guximtarë, misionare e misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të dashur miq, meritoni një përshëndetje të jashtëzakonshme sepse siç e patë, me protestën tuaj tek bashkia, e ndrytë në antiplumb dhe qeramikë Erion Hajdutin, Erion Veliajn.
Ai dje qëndronte në karrigen e turpit, i veshur me antiplumb dhe kishte përgatitur një skenar pse jo përgjakje të parlamentit të Tiranës.
Unë e garantoj Erion Veliajn se akti i tij i djeshëm do t’i shtohet serialit të krimeve të tij të shëmtuara dhe do marrë përgjigjen më të rëndë ligjore.
Por para saj do të marrë përgjigjen më të rëndë tuajën, përgjigjen më të rëndë popullore.