Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të fotove që vërtetojnë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kishte veshur antiplumb në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ku u regjistrua edhe një skandal, pasi këshilltari socialist Halit Valteri sulmoi fizikisht këshilltarin e opozitës, Tedi Blushi, me urdhër të kryebashkiakut.
‘Lal vjedhësi dje në mbledhjen e Këshillit që kishte provokuar gjakderdhjen ishte me antiplumb në zyrë! Kriminel!’, shkruan Berisha në Facebook.
Gjatë ditës së sotme, Blushi akuzoi kryebashkiakun Veliaj se kishte një skenar duke provokuar gjakderdhje në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.