Regjisori Edmond Budina, pjesëmarrës në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.
Ndër të tjera, Budina u shpreh se Teatri do ndërtohet ku ishte dhe siç ishte, falë Partisë Demokratike.
Pushteti fashist i Edi Ramës e shembi Teatrin e megjithatë moralisht ne jemi të fituar dhe Teatri do ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte, falë PD.
Tani, të dashur miq kjo çështjë është një çështje edhe juridike dhe ne kemi fituar në Gjykatën Kushtetuese e cila tha 'të kthehet prona e Teatrit Kombëtar siç ishte para shembjes.'
Dhe ç’bëri pushteti?
Jo vetëm që nuk e ktheu pronën ashtu siç ishte, po bëri një gabim të dytë, ktheu vetëm truallin, dhe kjo është një shkelje e rëndë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe këtu unë kërkoj në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që deputetët e PD, të kërkojnë një interpelancë me kryeministrin e vendit për moszbatimin e vendimit të GJK, në të kundërtën le të japin dorëheqjen.