Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të kryesisë, Grigels Muçollari ka vijuar me denoncimet në lidhje me mungesën e sigurisë ushqimore, duke detyruar Agjensinë Kombëtare të Ushqimit të reagojë.
Në denoncimet nga selia blu, Muçollari ka prekur raste konkrete ku qeveria, përmes AKU-së, ka dështuar të kryejë punën e saj, duke lejuar produkte të rrezikshme në treg e që përfundojnë tek konsumatorët, si rasti i biskotave me copëza metali.
Më 29 shkurt, sistemi RASFF i Komisionit Europian, ka dhënë alarmin për një sasi biskotash që kanë hyrë në Shqipëri, të dëmshme, me copëza metali, që e cila është pranuar nga AKU.
Por në reagimin zyrtar, AKU i jep edhe më shumë të drejtë shqetësimit të ngritur nga Muçollari, pasi thotë se pas kontrolleve të ushtruara nuk i gjetën biskotat as tek magazinat e tregtarit, as te raftet ku shiten.
Pyetja që ngrihet në këtë rast është se ku kanë shkuar këto biskota? Me një llogjikë të thjeshtë arrihet në konkluzioni që këto biskota rezulton që janë shitur.
Me këtë reagim, AKU vetëdenoncohet dhe shton më shumë përgjegjësinë e saj para ligjit.
Ajo ka dështuar të kryejë detyrën e saj, që është komunikimi efektiv me publikun në rastët kur ka një alert, dhe ndalimin e shitjes së produktit në fjalë.
Në një reagim për mediat, Muçollari thotë se PD e sheh këtë si çështje të sigurisë kombëtare, dhe jo vetëm do të kërkojë përgjegjësi para ligjit për ata që nuk e kanë kryer detyrën, por ai do të angazhohet maksimalisht për të ofruar zgjidhje një herë e mirë për këtë element kaq të rëndësishëm të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.