Kongresi i PS/ Veliaj priti deri në fund për një foto me shefin, Rama e përmendi vetëm për varret

Hënë, 29 July 2024 10:43
 

Ditën e djeshme u mbajt Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend.

Këto ndryshime u panë si një forcim i Belinda Ballukut në luftën e brendshme brenda socialistëve, pasi tre ministrat e rinj të emëruar aktualisht mbajnë poste drejtorësh në institucione në varësi të saj.

Gjithsesi, pavarësisht forcimit të Ballukut, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk e ndali servilizmin ndaj shefit të tij. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Veliaj ka pritur deri në fund, kur salla e Kongreseve është pothuajse e boshatisur totalisht për të bërë një foto me kryeministrin Edi Rama.

Veliaj shfaqet duke shtrënguar dorën me Ramën, teksa pranë tyre shfaqet dhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Këtë fotografi, Veliaj e ka vënë të parën në albumin e tij të postuar në rrjetet sociale me fotot nga Kongresi i PS-së, teksa krahas tyre shkruan: “Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025”.

Ndërkohë, në mbi dy orë fjalim që Edi Rama mbajti ditën e djeshme në Kongresin e PS-së, kryebashkiakun Erion Veliaj e përmendi vetëm dhe ajo kishte lidhje me varret dhe varrezat.

“Majko do dëshmojë përpara gjeneratës X që e ka thënë dikur njëri nga ata, më duket se ishte Edi Rama se kushedi se sa nga ata do ketë përcjellë në Sharrë apo në Tufinë se është edhe mik me lali Erin dhe ia gjen varret aty ku do.”, u shpreh Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...