Është shtyrë për ditën e nesërme seance e jashtëzakonshme në Kuvend, e cila do të mblidhet pasdite në orën 18:00, për ndryshimet në qeverinë Rama.
Seanca e jashtëzakonshme, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të hënë në orën 18:00, parashikonte votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Sakaq në orët në vijim të kësaj të hëne, pritet edhe dekretimi i ministrave të rinj të kabinetit Rama nga presidenti Bajram Begaj.
Ndryshimet që u komunikuan në kongresin e PS gjatë kësaj të dielë janë si më poshtë:
Ministria e Brendshme – Largohet Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha
Ministria e Financave – Largohet Ervin Mete, vjen Petrit Malaj
Ministria e Mbrojtjes – Largohet Niko Peleshi, vjen Pirro Vengu
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Largohet Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla
Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se zëvendësime do ketë edhe në parlament për PS-në. Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Bledi Çuçi do të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar dhe do të bëhet nënkryetar i Kuvendit. Ndërkohë Niko Peleshi, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, do jetë tanimë në krye të grupit parlamentar të PS-së.