Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, pasdite seancë e posaçme në Kuvend

Tuesday, 30 July 2024 13:02
 
 
 

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri, dy ditë pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama. Pas procesit të verifikimit, Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrit Taulant Balla si ministër i Brendshëm, Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, Ervin Metes si ministër i Financave dhe Elisa Spiropalin si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Kuvendi mblidhet sot në 18:00. Socialistët nga ana tjetër kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.   

 

NJOFTIMI ZYRTAR

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...