Rama jep 390 milionë euro të shqiptarëve për portin e ri dhe insiston të implikojë NATO-n në aferë

Tuesday, 30 July 2024 13:04
 

Në aktivitetin e hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Porti i ri pritet të kushtojë 390 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, edhe pse në fillim ishte premtuar ndryshe. 

Kryeministri Edi Rama mbrojti aferën e tij me portin aktual të Durrësit, që pritet të kushtojë miliarda euro.

Rama tha se ky port duhej të shkatërruar sepse ishte kthyer në një plagë sociale dhe ekonomike.

“E shkuara është një barrë shumë e madhe, e shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë, plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik sepse e dimë shumë mirë se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale,” tha Rama.

Kryeministri vazhdoi të kërkojë pranonë e NATO-s në portin e ri, si një mënyrë për ta implikuar edhe aleancën ushtarake në mega-aferën e tij.

“Ky do të jetë një port që do të impaktojë dhe sigurinë tonë. Do të ketë dhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake, jo thjesht të re në numër, por një bazë ushtarake me parametra optimalë. Ky port është një port i ri në Evropë pas shumë dekadash. Ne kemi fatin që duke qenë në fund të kësaj kolone të gjatë, të marrim dhe përfitimin e një dije që është krijuar në vite dhe në aspektin mjedisor dhe në atë të gjelbër të kemi një port që do të jetë një shembull ekselence,” tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...