Malltezi: Opozita është zgjuar! Dizenjimi i Berishës, me artikuj të Soros dhe deklarata të Ramës e Bashës

E mërkurë, 31 July 2024 11:40
 

E ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, Argita Malltezi ka theksuar se opozita është zgjuar pas përgjumjes që pati pas vitit 2013 dhe pazarit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Duke vlerësuar maksimalisht reagimin e demokratëve të cilët votuan PD-në pas rrëmbimit të logos dhe vulës nga Rama, Malltezi u shpreh se dizenjimi i kryedemokratit Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe erdhi si pasojë e një goditje me artikuj të sponsorizuar nga Soros dhe lidhjet e tij, si dhe deklaratat e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. 

Intervista në studio: 

Krasta: Le të flasim pak për sensin opozitarist sepse ka rëndësi. Është e lodhshme të jesh kontrapedal, por është edhe kenaqësi...Çfarë fizionomie ka momentalisht opozitarizmi në këtë moment?

Malltezi: Unë mendoj që, përveç asaj që biem të gjithë dakord për këtë periudhë jashtëzkonisht të vështirë... Po ka qenë një periudhë përgjumje pas 2013, ajo ka qenë një pjesë e një marrëvsheje (praktikisht Pazar) dhe në momentin që kjo marrëveshje u prish, u dhanë këto goditje... dhe opozita padiskutim që vjen e sfilitur nëpër këto beteja që i është dashur në mënyrë të padrejtë të zhvillojë, por nëpërmjet këtyre betejave është zgjuar, po ringrihet, ka fituar disa beteja në luftën që ka bërë, gjë që s’kishte ndodhur më përpara, dhe mendoj që ka treguar që nervi opozitar mpihet, por nuk vdes. Pikërisht ndoshta nëpërmjet njerëzve që ti the në fillim që janë përherë kundërshtarë të përhershëm, dhe të tjerëve që lidhen rreth tyre, por ne kemi parë protesta të përnatëshme të Partisë Demokratike, kemi parë edhe prostesta shumë të mëdha kombëtare që tregojnë që njerëzit janë aty dhe duan të dëgjojnë zërin kundër, duan të mbështesin kauzën e opozitës, si një kauz që kundërvihet axhendës së shpopullimit të Shqipërisë.

Krasta: Jam kureshtar të di, dini ju më shumë se të tjerët, kush, si pse...për shpalljen non grata?

Berisha: Para se të vij aty, meqënëse lidhet edhe me pyetjen që më bëtë përpara. Pikërish shpallja non grata, kuptohet që ishte një goditje shumë e madhe. U bë një betejë shumë e madhe, por produkti ishte edhe më i madh se e gjithë ajo që u perceptua fillimisht si një dëm i madh dhe i rëndësishëm. Sepse kjo opozitë e dalë nga ajo përgjumje tregoi që nuk pranonte që t’i caktohej lideri. E zgjidhte vetë liderin. Këta njerëz që ishin ose jo mbështetës të Partisë Demokratike, votuan një grupim pa sigël, pa emër kryetari...dhe i dhanë ato vota që i dhanë për të tregua që nuk pranojnë që t’u caktohen liderët e tyre, pavarësisht se janë lider të opizitës apo qeverisë. Sepse beteja e kanë këtë, pavarësisht se askush nuk do të bëjë beteja. Po të ishte idealisht, njeriu do donte një jetë të qetë dhe të lumtur dhe që t’i rridhte fjollë. Por betejat e kanë këtë që krijojnë mite dhe mitet kthehen në legjenda, dhe legjendat pastaj japin shpresë... ata njerëz që vijnë çdo ditë aty poshte te rruga shohin shpresën e ringritjes pikërisht nga prevalimi në betejën që bëhet. Ta gjitha këto janë histori mjaft të shëmtuara nëse i shoh në planin personal, por janë një mësim shumë i madh dhe mendoj që kjo është edhe vlera e kësaj beteje që po bëhet... Janë një vlerë e shtuar në atë që mëson një popull nga historia e tij. Përsa i përket pyetjes, këto edhe janë thënë pak a shumë...Ne nuk kemi mbajtur rezerva, por njeriu ndonjëherë heziton të bëjë publike akuza kur nuk ka prova. Por provat janë në dokumentet e vendimit të Britanisë së Madhe, i cili plotësoi dhe detajoi ato që kishin qenë aludime në rastin e vendimit të SHBA-ve. U tha që në rastin e vendimit të SHBA-së që burimet janë OJQ, ishin OJQ të Sorosit, deklarata të kundërshtarëve politikë dhe artikuj të mediave. Që ishin përsëri atikuj të BIRN-it që është i sponsorizuar nga Sorosi dhe ne faqen e internetit të Open Societe Albania është deklarohet fondi që është vënë në dispozicion për krijimin e BINR Albania. Unë nuk diskutoj që ai është një netëork ndërkombëtar dhe pjesë të tjera mund të ketë kontributor të tjerë, por këtu e ka patur në faqen e internetit, kontributor ka qenë Sorosi.

Dhe këto kanë qenë artikuj të sponsorizuar nga Sorosi për të cilët gazetarët që i kanë shkruar u kam dërguar e-mail dhe s’kanë pranuar as të publikojnë e-mailin, as të pasqyrojnë faktet e e-mailit. Në rastin e vendimit të Britanisë së Madhe u detajuan këto të dhëna. U nxorën deklarata të Lulzim Bashës, u nxorën deklarata të Edi Ramës, si të thuash u shtjelluan dy artikujt te BIRN-it. Dhe ndër të tjera u nxorën disa raportë ndërkombëtare që s’kishin të bënin absolutisht fare me Sali Berishën sepse i takonin përiudhës 2014 – 2019, të gjitha këto tregojnë fare mirë se kush ka qenë kontributori. Emra që përmenden që kanë dhënë deklarata. A e kanë bërë këta dosjen? Sigurisht që kjo ka qenë një netëork transnacional i korruptuar nëpërmjet lobimit të George Soros dhe produkti është ky që është. A është bërë vetëm në Shqipëri? Jo nuk është bërë vetëm në Shqipëri. Kapja e drejtësisë nuk është bërë vetëm në Shqipëri. Ndikimi në elitat politike nuk është bërë vetëm në Shqipëri. Kështu që kjo nuk është një çudi. Ajo që është çudi është fakti që në rastin kur e kanë marrë SHBA-të vendimin, dy muaj më pas ka dalë lista e disa zyrtarëve të vendeve të Amerikës Latinë, dhe faqet shpjeguese të arsyeve për të cilat ishte marrë vendimi ishin me dhjetëra. Këtu nuk kishte asnjë lloj shpjegimi për këtë gjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...