Berisha: Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt shkatërrimtar për zhdukjen e 20 miliardë eurove

E mërkurë, 31 July 2024 11:43
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me dëshminë e ish krahur të djathtë të Edi Ramës, ku sipas Ahmetaj kryeministri është përgjegjës për zhdukjen e 20 miliardë eurove nga tenderat shtetërorë.

‘Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt shkatërrimtar për zhdukjen e 20 miliardë eurove’, tha Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Pra, Arben Ahmetaj u tha mbrëmë shqiptarëve një fakt shkatërrimtar.

Nga viti 2019 gjer këndej janë tenderuar nga Lubi Balluku 11 miliardë euro.

Ju lutem, për një moment harrojeni fjalën time dhe mendoni se çfarë është ndërtuar me 11 miliardë këto 6 vitet e fundit. 20 km autostradë e filluar dhe mbaruar.

Nuk ka përfunduar asnjë nga rrugët e mbetura në mes.

Ku janë 11 miliardë?

11 miliardë janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur.

E them unë? Jo, e thonë mediat, e thonë gazetarët me investigimet e tyre. E thotë KLSH që fakton se në 9 muaj nga qeveria vidhen dhe shpërdorohen 930 milionë euro.

E thotë Banka Botërore, e cila thotë se nga investimet avullojnë 70 gjer në 90 përqind e tyre.

Pra këto janë 11 miliardët e Lubi Ballukut.

6 miliardë janë tenderimet e Lal Vjdhësit.

3 miliardë të Korbës së Kovidit.

Por ato nuk mund të preken. Janë para të ndara me Edi Ramën, janë vjedhje të përbashkëta me Edi Ramën.

Dhe lëshohet mandat-arresti për t’u burgosur, kërkohet ndjekje ndërkombëtare për Ahmetajn, i cili iu tha shqiptarëve në mënyrë të përsëritur se Arben Ahmetaj nuk ka asnjë firmë në asnjë tender.

Ndërkohë të katërt që përmenda kanë firmë në 20 miliardë euro që janë zhdukur dhe nuk duken kurrkund.

Arben Ahmetaj ishte mbrëmë i penduari i popullit shqiptar.

Ai u tha shqiptarëve se Edi Rama, për statistikë urdhëron Dumanin të merret me pllakat e banjove të bashkëshortes së tij.

Por 20 miliardë të shndërruara në konto gjigante bankare, hotele, motele e resorte nuk janë çështje e tij sepse ai është një lake i shpifur i Edi Ramës dhe zbaton urdhrat e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...