Argita Malltezi i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Adi Krasta në SYRI TV nëse ka komunikim mes liderit të PD-së Sali Berisha dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kandidon për një tjetër mandate si kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Malltezi theksoi se ‘kanë qenë komunikime të rrafshit politik dhe të informimit të gjendjes politike’.
Intervista në studio:
Krasta: Ka komunikim mes Berishës dhe Trump?
Malltezi: Me rrethin e z.Trump ka pasur komunikime përmes njerëzve të ndryshëm. Kanë qenë komunikime të rrafshit politik dhe të informimit të gjendjes politike. Berisha zgjodhi të mos bënte lobingje për këtë gjë, dhe këtë rrugë ka zgjedhur edhe në rastin në fjalë. Ka pssdur rastin të takonte Biden e Blinken kur nuk kanë qenë në presidencë, njerëz të tjerë shumë të rëndësishëm të administratës, edhe në Britaninë e Madhe. Por zgjodhi të mos lobojë, sepse nuk u mor vendimi për çështje pasurie, korrupsioni. Blinken ka dhënë superlative për luftën ndaj korrupsionit të Berishës në kohën kur punonte në shtëpinë e bardhë si asistent. Po kështu z.Cameron, s’ishin çështje korrupsioni, por lobimi korruptiv.