‘Angazhimi në politikë’/ Malltezi-Krastës: Nëse do të më duhet ta bëj, do ta bëj…

E mërkurë, 31 July 2024 11:47
 

Argita Malltezi i është përgjigjur interesit të moderatorit Adi Krasta në lidhje me angazhimin e saj aktiv në politikë dhe përfaqësimin në publik të të atit dhe burrit të saj, por edhe të Partisë Demokratike.

‘Unë nuk të them dot se ku do të jem dhe çfarë do të bëj. Por di të thëm një gjë, dhe për këtë jam shumë e sigurtë, unë jam mendjendarë, nëse vendos që do të bëj këtë gjë që po bëj, qoftë edhe për t’i ardhur në ndihmë një procesi, unë e bëj deri në fund dhe nuk ka asgjë që më bën të ndryshoj mendje. Nëse vendos të bëj më tepër se kaq, edhe atë e bëj prap,' u shpreh Malltezi në A Show.

Intervista në studio: 

Krasta: Unë shoh formulim lideri. Ka një diskutim që bëhët për zbritjen tënde në politikë, por nga ajo që kuptoj unë sot është analizë që bëhët nga një eksponent të politikës aktive. Pra ka një proces serioz ndryshimi në qasjen tënde..Jo?

Malltezi: Unë nuk kam bërë kurrë një diskur publik për këto gjëra, por në rrethet e mia, kjo është mënyra si kam foluar gjithmonë. Nuk do kisha dalë kurrë nëse nuk do ndodhnin këto rrethana që që ndodhën. Kur flas, flas më një përgjegjshmëri të jashtëzakonshme sepse është një barrë që më rëndon sepse flas për ata që nuk mund të flasin. Po të kishte qenë Abi jashtë do të kishte folur për veten e tij më shumë, babi do të kishte folur për çështjet e tij ndoshta më shumë... Unë përpiqem të bëj maksimumin që mund të bëj.

Krasta: Je duke foluar ti tani në një kuptim edhe për Partinë Demokratike?

Malltëzi: Edhe këtë e bëj herë pas here për aq sa më përket dhe për vendin që kam, për pozicionin që kam aktualisht.

Krasta: I cili është?

Malltezi: Ai i një gruaje që ka qenë e detyruar të marrë një rrugëtim që se kishte menduar më përpara. Prandaj dhe rrugëtimi im është mjaft ‘casual’, nuk është i strukturuar. Unë nuk të them dot se ku do të jem dhe çfarë do të bëj. Por di të thëm një gjë, dhe për këtë jam shumë e sigurtë, unë jam mendjendarë, nëse vendos që do të bëj këtë gjë që po bëj, qoftë edhe për t’i ardhur në ndihmë një procesi, unë e bëj deri në fund dhe nuk ka asgjë që më bën të ndryshoj mendje.
Nëse vendos të bëj më tepër se kaq, edhe atë e bëj prap. Unë realisht nuk është se kam marrë një vendim për ta bërë politikën profesion, ndoshta-ndoshta në momente të caktuara lutem që edhe kjo të mos ndodhë sepse isha shumë e kënaqur me profesionin që kisha. Nëse do të më duhet ta bëj, do ta bëj. Nuk kam anjë kompleks për ta thënë një gjë të tillë. Por shpresoj që shiptarët, kush më shumë dhe kush më pak, sipas mundësive të tyrë, të ngrihen dhe të reagojnë për ta rikthyer Shqipërinë në normalitet. Në një normalitet ku gjithëkush bën profesionin e tij. Kontribon për vendin, unë gjithmonë mendoj që intelektuali duhet të kontribuojë me antikonformizëm, por duke bërë profesionin përkatës atë që ka zgjedhur të bëjë, pa qenë e nevojshmë që të marrësh vendime dramatike për shkak të rrethanave që janë antiligjore, ekstraligjore dhe mekanizmave që minojnë shtetin e së drejtës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...