Berisha: Edi Gjipea ka kapur GjK duke e shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies. Heshtja e Presidentit dëshmi e pushtetit absolut të Ramës.

Saturday, 03 August 2024 15:53
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me shpërfilljen që po u bën kryeministri Edi Rama vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 
Berisha tha se heshtja e presidentit tregon pushtetin absolut të Ramës.

“Këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend janë objektivat më madhore të saj,” tha Berisha. 

DEKLARATA:

Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narkoshtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipeja sipas vullnetit të tij malinj personal. 

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 te Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij. Në rast të kundërt, këto vendime, të cilat në doktrine kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si letër pa vlerë dhe së bashku me to, de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit. 

Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen Teatrit Kombëtar, i cili nga Edi Rama nuk zbatua, por u hodh në koshin e plehrave. Ky precedent i rrezikshëm, i cili faktoi se mbi gjykatën dhe Kushtetutën qëndron Edvin Gjipeja me interesat e tij mafioze, çeli rrugën për akte të tilla të ngjashme. 

Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, të cilin përsëri Edi Rama, për interesa të tij mafioze, e hodhi në kosh të plehrave dhe nuk e zbatoi. 

Ai urdhëroi Lindën e tij të parlamentit të mos zbatojë vendimin e gjykatës për t’i dërguar asaj për shqyrtim legjitimitetin e mandatit të saj, pasi deputetja dhe ministrja

Xhaçka kishte lumturuar burrin e vet me 11.000 m2 në Himarë dhe e kishte shpallur me firmën e Edvin Gjipesë, në kundërshtim të hapur me nenin 70 të Kushtetutës, investitor strategjik. 

Ky vendim i Edi Ramës është një grusht shteti brenda shtetit, në të cilin në aparencë, narkomazhoranca, por në fakt Edi Rama, marrin pushtetin gjyqësor, në rastin konkret pushtetin e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu në vend të saj interpretimin përfundimtar të neneve të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra duke rrëzuar Kushtetutën dhe marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese. 

Ky akt antikushtetues shënon përsëri zëvendësimin e shtetit ligjor dhe rendit kushtetues me kodin e mafies dhe rendin e narko-shtetit në vendin anëtar të NATO-s dhe që pretendon të anëtarësohet në BE. 

Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në gërmën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës. 

Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrante se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipeja lufta kundër korrupsionit në rastet kur vetë ai haptas apo fshehtas është personalisht i përfshirë. 

Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në padite e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale ne një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipeja. 

Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend janë objektivat më madhore të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...