Ndërsa Artistët pej katër vitesh prisnin ndërmtimin e Teatrit Kombëtar, sot kryebashkiaku Erjon Veliaj ka njoftuar se në sheshin e Teatrit punimet për ndërtimin e një parkimi janë drejtë përfundimit. Punimet për Teatrin, sipas premtimit të fundit, duhet të përfundonin në marsin e vitit 2025, por dy vite pas, Veliaj lajmëroi se brenda këtij afati do të ketë përfunduar “parkimi suprizë” por jo Teatri Kombëtar.
Katër nga vite nga shembja dhe mungesa e një teatri Kombëtar, Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka marë sërish me vete një grup artistësh për atë që e quajti si inspektim të punimeve të Teatrit Kombëtar. Duke sulmuar artistët kritikë për shembjen e Teatrit, Veliaj u tha artistëve dhe qytetarëve se do tëp resin edhe disa vite për një godinë të re, ndryshe nga sa iu premtua në dhjetorin e vitit 2022, krah kryeministrit Edi Rama në nisjen e punimeve. Ndërsa qytetarët prisnin njoftimin e hapjes së Teatrit, Kryebashkiaku Erjon Veliaj iu dha një tjetër lajm, që puna për ndërtimin e një Parkimi në vendin ku ndodhej Teatri, ishte në rrugën e duhur, e pas ndërtimit të tij, artistët do të kenë më shumë lekë për artin e tyre.
Lënia pas e detajeve të Teatrit të Ri, dhe fokusimi tek elementet se si do të bëhet biznes me Parkimin tek Teatri, duket se i kënaqi edhe artistët e dekorit të inspektimit të Veliajt që sëbashku me të, në mënyrë simbolike nisën të shtrengonin darët për ndërtin e bazazmentit të këtij parkimi.
Ndërsa sot Erjon Veliaj, inspektoi punimet e parkimit nëntokësor, mbeti pa u sqaruar se ku përfundoi kutia e qelqtë me premtimin e groposur nga kryeministri Edi Rama dhe artistët që e shoqëronin, në dhjetor të viotit 2022 teksa inspektonin nisjen e punimeve.
Bashke me kutinë e qelqtë, duke se u zhduk edhe premtimi se Teatri i ri do të hapte dyert në mars të vitit 2025, pasi sot Veliaj, konfirmoi se gjatë vitit të ardhshëm, do të vijojnë punimet për karabinanë, çka nënkupton edhe se Parkimi do të ketë përfunduar, por për teatrin, duhen pritur edhe disa vite.
Tashmë mbetet për tu parë, nëse vitin e ardhshëm Parkimi tek sheshi i teatrit Kombëtar do të inagurohet nga kryebashkiaku Veliaj, kryeministri Edi Rama dhe se cilët do të jenë artistët pjesmarrës.