Berisha: Metamorfoza e fundit me Taulant Ballën personazh kryesor, Altin Dumani fshin bisedat

Saturday, 03 August 2024 22:36
 

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, Taulant Balla del në bisedat e koduara personazhi më qendror i botës së krimit në dosjen e fundit të metamofozës! 

Por në dosje nuk mungojnë edhe Edi Rama dhe ministra e prokurorë, gjykatës të tjerë.

Altin Dumani fshin dhe fsheh bisedat që dëshmojnë lidhjet e krimit me nivelet më të larta të pushtetit, implikimin direkt të Ballës në porosi direkte të krimeve të shëmtuara.

Për më shumë hollësi ju ftoj të lexoni artikullin e mëposhtëm që shqyrton dhe sjell për lexuesit të vërtetën e lidhjeve të krimit me nivelet më të larta të politikës dhe fshehjen kriminale të ktryre lidhjeve nga Dumani i partisë!

Dëshmitë/ A ka emra politikanësh në bisedat me SKY ECC?

Numri i mesazheve të shkëmbyera mes kriminelëve shqiptarë në SKY ECC dhe telefonat ENCRO është aq i madh sa kur serverat e aplikacioneve u dekriptuan, mediat ndërkombëtare raportuan se shqipja ishte gjuha e dytë më e përdorur në komunikime. Nuk është çudi që dosjet e zbardhura që disponon SPAK nga aplikacionet të jenë aq voluminoze, saqë një pjesë e tyre nuk është lexuar ende.

Deri në këto momente, hetimi ka pasur në fokus elementët kriminalë, të përfshirë në krime të rënda, si organizim vrasjesh me pagesë, rrëmbime dhe gjobëvënie, ndërkohë që janë lënë mënjanë lidhjet politike të grupeve kriminale. është naive të mendosh se bandat më të rrezikshme të Shqipërisë kishin rekrutuar policë, kontrollonin tregun e kumarit dhe ndërhynin tek prokurorët pa pasur mbështetje politike.

Politikani “Tojota Jaris” në përplasjen mes bandave

Pikërisht në këtë linjë ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha që thoshte se prokurorët kanë fshirë nga dosjet emrin e Taulant Ballës që u shkarkua si ministër i brendshëm, një ditë para operacioni.

“Personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel” ka shkruar Berisha, që prej vitesh e akuzon Taulant Ballën se është lidhur direkt me bandat e Elbasanit.

Në fakt, protagonistët e një nga ngjarjeve që përmenden në dosjen e SPAK, e kanë përmendur Taulant Ballën si palë në konfliktin mes bandave. Ka qenë korrik 2020, kur forcat speciale rrethuan një servis makinash në pronësi të fisit Manahasa në rrugën Elbasan-Peqin. Sinjalet ishin se aty do të gjenin armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani. Informacionet dolën të sakta. Pistoleta u gjet vërtet, poshtë serbatorit të një makine. Nga ekspertiza doli se arma ishte përdorur për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Disa antarë të familjes Manahasa u arrestuan. Seiti dhe babai i tij Albert Manahasa dolën nga burgu pas 6 muajsh, kur u provua se nuk kishin lidhje as me vrasjen dhe as me pistoletën.

Por ditën që u arrestuan nga RENEA, një i afërm i tyre akuzoi një deputet për kurthin. Deputetit i referohej si “Tojota Jaris”.

Bujar Dervishi, duke folur pas arrestimit të të afërmve të tij nga familja Manahasa

Në intervistën për abc, që mund ta shikoni KËTU, personi që flet, Bujar Dervishi ishte i bindur se aksioni i policisë ishte grackë e sajuar nga kundështarët e familjes. Fajin ia vishte deputetit, që i thërriste “Tojota Jaris” epitet me të cilin i referohej Taulant Ballës.

“Personi që e nxit këtë është njeri i një politikani të lartë. Do t’i vijë fundi edhe atij njeriut Tojota Jaris, atë të shikojë ai 3 milion eurot mos shikojë konkurencën e miqve të tij, të shikojë ato 3 milion eurot”shprehej i afërmi i të arrestuarve jashtë komisariatit të policisë.

“Kjo është thjesht nga konkurenca, që e bën Tojota Jaris për miqtë e tij” thoshte Bujar Dervishi duke bërë lidhjen mes ndërhyrjes së policisë dhe interesit që kishin miqtë e Taulant Ballës.

Siç doli më vonë, pistoleta në servisin e Manahasave ishte vënë për të futur në sherr antarët e një bande, ndërsa emri i Taulant Ballës nuk dihet pse përmendej nga pala tjetër në konflikt. Gjithsesi, një ditë para se të zhvillohej operacioni i SPAK, Balla u shkarkua si ministër i brendshëm.

Rasti Qyno dhe deklarata e fortë e avokatit

Prokurorët e SPAK kryen një raprezalje në shtëpinë dhe në vendin e punës së gazetarit të Oraneës Elton Qyno, vetëm se ky kishte arritur të siguronte përgjimet e SKY ECC të bandave të Elbasanit. Kur vunë re se Qyno po i zbardhte përgjimet pa “filtrat” e diktuara nga prokurorët, ata e thirrën dhe e mbajtën peng gazetarin në zyrat e tyre deri sa i sekuestruan celularët, kompjuterat në shtëpi, kompjuterat në punë dhe gjithçka tjetër ku ai mund të kishte ruajtur materialet nga përgjimet e SKY ECC.

Për veprimet e paprecedenta që urdhëroi kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani dhe prokurori Behar Dibra, pati shumë teori konspiracioni, por sipas shpjegimeve që dha avokati i gazetarit, Arben Llangozi shkak i këtij reagimi ishte se në përgjimet e bandave dilte emri i Edi Ramës.

“Pas një debati të gjerë më lejuan të isha pjesë e hetimeve, që kanë përfunduar në orën 3:00 të mëngjesit. Mua mu duk sikur SPAK është duke mbuluar diçka. Në ato përgjime janë të implikuar një sërë politikanësh të nivele të larta, nga kryeministri e të tjerë. Bëhet fjalë për përgjimet e SKY. Bomba më e nxehtë në SPAK janë përgjimet që kanë ardhur nga jashtë. Nga përgjimet që kanë ardhur, kemi të bëjmë me një bombë të madhe ku thuajse e gjithë politika shqiptare është e implikuar. Këto përgjime kanë rënë në dorën e gazetarit Qyno, i cili në ditët në vijim do plaste gjylen e madhe. Ato u sekuestruan tashmë nga Prokuroria e Posaçme dhe s’e dimë çfarë fundi do kenë. Çfarë sekreti do kishte aty që s’duhet të dilte? Janë ato të tjerat që SPAK-u s’do që të dalin. SPAK-u do vepronte në mënyrë selektive, si në shumë raste. Kemi dyshime që më tepër kanë qenë sekuestro për të mbuluar pisllëqe. Nga ato që unë kam folur shkon deri në nivelin e kryeministrit dhe anëtarë të Vetingut që kanë dalë në përgjime, se si kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në disa përgjime ka dalë edhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që u ka shpërndarë 24 drejtorëve të policisë aparate enkro”, tha avokati.

Privilegjet për Dumanin dhe lidhjet me politikanë dhe prokurorë

Pak ditë më parë, dy motrat Nikolli në derën e të cilave shpërtheu një sasi tritoli, treguan se si vrasësi me pagesë Nuredin Dumani jeton në kushte të privilegjuara në burgun ku mbahet. Duke qenë në kushtet e bashkëpuntorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit i kanë garantuar një palestër në dhomë, kondicioner, kompjutera, telefon, shërbimin e internetit etj. Motrat Nikolli thanë se kushtet e privilegjuara për Dumanin vijnë nga lidhjet e forta që ka jashtë burgut me njerëz me pushtet.

Motrat Nikolli nuk janë të vetmet që e bëjnë një pohim të tillë. Më parë, një prej të arrestuarve në operacionin “Plumbi i Artë”, Besian Xhixha iu kundërvu Gjykatës, Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë për shkak se sipas tij, dëshmia e të penduarit ishte e manipuluar se sipas tij, Nuredin Dumani ka kryer të paktën 12 vrasje.

Ndër të tjera, 31- vjeçari nga Larushku ka thënë se Nuredin Dumani ia kshte pohuar vetë se ishte i lidhur me politikanë dhe prokurorë dhe se kishte garanci se nuk do të dënohej për vrasjet që kryente.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni.

Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar” ka thënë Xhixha në sallën e gjyqit.

Deklaratat e Xhixhës nuk u morën parasysh nga prokuroria. Ai është një prej personave të vetëm që ka kontestuar me forcë dëshminë e Nuredin Dumanit duke pohuar se ai ka pasur lidhje politike.

Heshtja e kreut të SPAK, Altin Dumanit

Për zhurmën që kanë krijuar përgjimet e SKY ECC, për privilegjet që kanë përfituar nga pushteti njerëz të krimit është afërmendsh e ditur se ata nuk mund të vepronin pa lidhje politike. Por kreu i SPAK, Altin Dumani ka heshtur kur është pyetur në lidhje me këtë çështje.

Në maj të këtij viti, gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, deputeti i PD-së Dash Sula e pyeti Dumanin, nëse kishte politikanë që përdornin SKY ECC. Prokurori as nuk pohoi, as nuk mohoi gjë, duke e shmangur përgjigjen në stilin e zakonshëm të hetuesve.

“Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion” tha Dumani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...