Mbyllet votimi në Himarë, qindra qytetarë u privuan nga e drejta e votës. PD: Akt anti-Kushtetues

Diel, 04 August 2024 22:02
 

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët po zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të PD-së, Petro Gjikuria.

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.

Opozita e ka cilësuar akt anti-Kushtetues përjashtimin nga e drejta e votës të qindra qytetarëve për shkak të skandencës së dokumenteve të identifikimit. 

  • Pjesëmarrja deri në mbyllje të votimit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8394 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 2-3% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e një vitit më parë, më 14 maj.

“Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.”– thuhet një njoftimin e KQZ.

Mbyllet votimi, Himara zgjedh kryetarin e ri! Myzyraj: Votuesit me ID të

  • Mbi 6 mijë zgjedhës u privuan nga vota – Reagimet dhe akuzat nga opozita

Sali Berisha, kreu i PD-së, e cilëson si akt anti-Kushtetues atë që e konsideron si “përjashtim nga e drejta e votës të qindra qytetarëve për shkak të skandencës së dokumenteve të identifikimit”.

Berisha shprehet se ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga “Edvin Gjipea”.

Berisha shprehet se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se përjashtimi i mbi 6 mijë qytetarëve nga e drejta e votës, me pretekstin se ju ka mbaruar afati është krim i shëmtuar elektoral i Ramës.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, shprehet Meta.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka quajtur një farsë që ka filluar kohë më parë dhe që po përfundon sot.

Noka deklaron se “kreu i KQZ-së, Celiabashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, se kush voton dhe kush jo e vendos Edi Rama, pasi në Himarë 6157 votues iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese dhe kjo ndodh vetëm në një regjim dhe kurrë nuk ndodh në një shtet demokratik”.

Gjithashtu Noka denoncoi se në Himarë prej 3 javësh vijnë vërdallë bandat e pushtetit çdo ditë duke kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët.

Këtu janë të gjithë administrata, ministrat, drejtorët, duke dhënë kush tapi, kush leje dhe të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele etj. pra këtu të gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himariotëve”, theksoi Noka.

Noka akuzoi drejtësinë se nuk vepron ndaj shkeljeve ligjore të mazhorancës socialiste në Himarë pasi ka amnistuar krimin zgjedhore që me zhdukjen e dosjeve 184 dhe 339.

“E gjithë kjo masakër zgjedhore e zhvilluar sot por jo e nisur sot, ka ndodhur sepse në Shqipëri, krimet zgjedhore janë të amnistuara sepse ‘Skapi’ i partisë ka vendosur amnistimin e krimit zgjedhor që me zhdukjen e dosjen 184 dhe 339, ndaj edhe Edi Rama dhe hordhitë e tij sot ishin angazhuar për krim të madh zgjedhore në Himarë” u shpreh Noka.

Një tjetër pikë ku u ndal Noka, ishte dhe përgënjeshtrimi  i pretendimit të kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashi, i cili fajin për mosvotimin e 6157 votuesve të Himarës ja lë partive politike.

“Është e gjitha sajesë dhe gënjeshtër. Personalisht unë kam kontaktuar disa herë më kreun e KQZ-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kontaktuar, përfaqësuesi ynë Ivi Kaso në KQZ ka kontaktuar dhe zoti Celibashi, mes të vërtetës dhe mashtrimit për shkak se frikë Edi Ramën, zgjodhi mashtrimin”-tha Noka.

“Zgjedhjet në Himarë, farsë”, Noka: Shqipëria regjim, Rama vendos kush voton

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, deklaron se sot ishte prova e rradhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.

  • Rama shtoi numrin e zgjedhësve në Himarë

Deputeti demokrat Luan Baçi thotë se janë shtuar banorë gjatë kësaj kohe në Himarë, për të rritur numrin e votave për PS-në.

Është një proces zgjedhor i kontestuar që në fillim. Kemi banorë të regjistruar për t’i shtuar votën PS-së. Janë shumë qytetarë që kanë karta identiteti që janë skaduar. Janë shumë qytetarë që kthehen nga votimi.

Kur ka pasur raste të tilla, iu jepet e drejta qytetarëve për të hedhur votën, edhe kur karta ka skaduar. Kur panë se ata me karta identiteti të skaduara janë votues të Petro Gjikurisë, nuk i kanë lejuar të votojnë. Kur bëhet rrugë vjedhja e zgjedhjeve, ne do të denoncojmë shkeljet.”- deklaroi Baçi.

Sa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar.

Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.

Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote, por duhet të hetohet nëse mund të kemi sërish.

Nga 311, 90 janë nga kryeqyteti, si edhe nga Vlora kanë lëvizur brenda këtij harku kohor”, deklaruan për median përfaqësuesit e opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...