Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, sfidoi rivalin e tij socialist, Vangjel Tavo. Ky i fundit i propozoi Gjikurisë para pak ditësh të bëhet nënkryetar bashkie, por kandidati i opozitës pretendoi fitore.
Në një koment për mediat nga Himara, pas përfundimit të procesit të votimit, Gjikuria u shpreh se është Tavo ai që duhet të punojë si vartës i tij.
Gjikuria: Unë do jem, fitues. Tavo po deshi të punojë për mua, le të vijë. Edhe në SHBA jam marrë me fushata të ndryshme. Atje punoja për të tjerët, këtu punoj për veten time. Opozita pa diskutim ka punuar për mua, jam i kënaqur për mbështetjen.