Kreu i demokratëve, Sali Berisha theksoi se betejën finale opozita e ka kryeministrin Edi Rama.
‘Betejën e kemi me Edi Ramën, e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne’, theksoi Berisha në përfundim të fjalës së tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit e opozitës në zgjedhjet e Himarës, u bëj thirrje të numëroni me ndershmëri çdo votë.
Të vlerësoni me ndershmëri çdo fletë votimi.
Nuk jemi ne si ata, ne jemi ndryshe, ne respektojmë votën, ne nderojmë zgjedhësin.
Betejën e kemi me Edi Ramën, betejën e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne, do ta fitojmë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!