Jo vetëm Habilaj, edhe familjarë të bashkëshortes së Veliajt jetojnë në Austri

Saturday, 10 August 2024 20:27
 
Fotomontazh - Endrit Habilaj dhe Erion Veliaj, në sfond Vjena

Pak ditë më parë u bë publike një video e regjistruar në një lokal të Vjenës.

Ndërsa kamerieri filetonte dry-age (mishin), një gazetar i arratisur për t'iu fshehur SPAK-ut përshëndeste me dorë kamerën.

Nuk dihet nëse videoja është shpërndarë si sfidë ndaj SPAK-ut, apo ajo thjesht është hedhur në rrjete sociale nga autori pa i dhënë shumë rëndësi efektit që do të kishte përcjellja e saj nga një celular në tjetrin. 

Jo vetëm Habilaj, edhe familjarë të bashkëshortes së
Endrit Habilaj dhe Mirel Mërtiri

Por të paktën 3 personazhe të lidhur fort me inceneratorët u shfaqën në të njëjtën tavolinë duke konsumuar mish të shtrenjtë, në një qytet të shtrenjtë.

Tavolina gjendej në Vjenë dhe Vjena gjendet në Austri.

 

Inceneratori i Tiranës vazhdon paguhet rregullisht sikur po inceneron plehrat e gjithë Evropës dhe transfertat mbërrijnë kollaj deri në Vjenë. 

Jo vetëm Habilaj, edhe familjarë të bashkëshortes së
Inceneratori i Tiranës 

Ashtu si personazhet e filmimit amator edhe një çift jeton në Austri.

Megjithëse nuk mund të ishte prezent në të njëjtën tavolinë, jeton në Austri.

Çifti jetojnë prej vitesh si emigrantë të rregullt. Çifti kishte ndërtuar jetën e vet modeste mes kantos dhe pianos dhe asgjë nga karriera e tyre e mëparshme në Austri nuk justifikon e nuk shpjegon dot pasionin e papritur për të filluar ecejaket me Shqipërinë në emër të kauzës së promovimit të artistëve të rinj shqiptarë. 

Pasioni i tyre, rastësisht lindi njëkohësisht me braktisjen nga bashkëshortja e Veliajt të pasionit të vet për jurisprudencën.

Jo vetëm Habilaj, edhe familjarë të bashkëshortes së
Eron Veliaj dhe Ajola Xoxa. Burimi: LSA

Në biznesin e kurimit dhe promovimit të artistëve të rinj u përfshi bashkëshortja e Erion Veliajt, mamaja e bashkëshortes si dhe çifti shqiptaro-austriak me lidhje gjaku të shkallës së dytë me bashkëshorten e Erjon Veliajt, (daja Ermal). U ngritën të paktën dy subjekte tregtare dhe një OJF (përveç OJF-ve me pronare bashkëshorten e Erion Veliajt). Të gjitha u grumbulluan tek e njëjta adresë e administruar nga bashkëshortja e Erion Veliajt. 

Mamaja dhe bashkëshortja e dajës së bashkëshortes së Erion Veliajt, që në vitin e parë të aktivitetit siguruan të ardhura të bollshme.

Në bilancet përkatëse të gjitha shumat janë ekspozur si shuma të destinuara për investime. 

Jo vetëm Habilaj, edhe familjarë të bashkëshortes së
Eron Veliaj dhe Ajola Xoxa. Foto e marrë nga rrjetet e tgyre sociale

Dhe zyra e Tatim-Taksave sigurisht që nuk është kujdesur të verifikojë shpenzimin e tyre ose llojin e investimit për të cilin janë shpenzuar. 

Por gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

Investimi mund të realizohet edhe në Austri. Art bëhet kudo! Akoma më shumë në Austri. Dhe lojtarët e inceneratorit të Tiranës e kanë treguar me vepra që janë të apasionuar pas artit dhe shpenzimeve për vepra arti. 

Kanë vetëm një ves të keq. Veprat e artit që promovojnë, nuk dinë t'i ruajnë gjatë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...