Berisha: Shqipëria ka më nevojë se kurrë për intelektualë që u flijuan për të vërtetat e mëdha të shqiptarëve

Saturday, 10 August 2024 21:11
 
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot Shqipëria ka më nevojë se kurrë, për intelektualë të vërtetë, ka nevojë më shumë se kurrë për intelektual të frymëzuar nga Havzi Nela, nga Vilson Blloshmi, nga Genc Leka, nga kollosë shqiptarë që u flijuan për dinjitetin e tyre, u flijuan për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve

Fjala: 

Miqtë e mi!

Sot sakrifica sublime e Havzi Nelës është më frymëzuese se kurrë.

Sot Shqipëria ka më nevojë se kurrë, për intelektualë të vërtetë, ka nevojë më shumë se kurrë për intelektual të frymëzuar nga Havzi Nela, nga Vilson Blloshmi, nga Genc Leka, nga kollosë shqiptarë që u flijuan për dinjitetin e tyre, u flijuan për të vërtetat e mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot për çdo shqiptar kushtrimi i Havzi Nelës, thirrja e shpirtit të tij është më e mprehtë, më therëse se asnjëherë.

Sot sakrificat e Havzi Nelës dhe të gjithë atyre mijëra të tjerëve që ranë për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për besimin tek Shqipëria, për besimin tek familja, është më emergjente se kurrë, më frymëzuese se kurrë.

Sot shqiptarët çdo minutë, çdo orë duhet t'i falen Zotit dhe himnit të tyre kombëtar; ja të vdesim ja të rrojmë për liri.

Ky është lajtmotivi i guximtarëve në të gjitha kohërat, i atyre që duan të jetojnë me liri dhe dinjitet, i atyre që duan të punojnë, luftojnë për të ardhmen e tyre dhe vendit të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...