‘Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë’/ Berisha: Regjimi i Beogradit po i largon nga trojet e tyre

Hënë, 12 August 2024 18:23
 

Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke akuzuar regjimin e Beogradit se po i largon nga trojet e tyre shekullore.

‘Protestë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha ka publikuar edhe deklaratën e PD-së, ku mbështeten plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet dhe i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve që Serbia ka firmosur dhe të ndalojë çdo formë diskriminimi të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë:

Protestë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe të diskriminuar në Europë. Ata vuajnë egërsinë e rracizmit të regjimit të Beogradit ndaj tyre që bënë gjithçka për largimin e tyre nga trojet e tyre shekullore.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet dhe i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve që Serbia ka firmosur dhe të ndalojë çdo formë diskriminimi të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore të Luginës së Preshevës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...