Dokumenti/ Mercenarit politik të rilindjes i sekuestrohet portali i gjobave

Hënë, 12 August 2024 21:18
 

Portali gjobaxhi i rilindjes së Edi Ramës, ‘prapaskena.com’ është sekuestruar nga përmbarimi.

Mesa duket gjobat nuk janë ‘vjelë’ në kohë nga mercenari politik i rilindjes dhe i Karlo Bolinos, Adriatik Doçi, duke e lënë këtë të fundit ‘thatë’ dhe pa të ardhura për të mbuluar detyrimet financiare të portalit ‘prapaskena.com’. 

Sipas një dokumenti të ardhur në redaksinë e SYRI-t, mësohet se portali i gjobave i përdorur nga mercenari politik i rilindjes, ‘prapaskena.com’ është sekuestruar nga përmbarimi, pasi nuk ka shlyer këstet e kredive.

Kujtojmë se mercenari Adriatik Doçi u denoncua publikisht më herët, pasi ai personalisht në një audiopërgjim i tregonte një gazetareje se si vendoseshin gjobat nga ana e tij ndaj biznesmenëve të ndryshëm, por edhe politikanëve të lidhur me qeverinë e Edi Ramës, si dhe shumat që ai kërkonte për çështje të ndryshme.

Në një tjetër audiopërgjim dilte Adriatik Doçi, i cili tregonte se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, ka ardhur dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi i Bolinos, Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.

Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.

Modifikuar më Hënë, 12 August 2024 21:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...