Anija me mbetje toksike nga Shqipëria/ Tajlanda: Nuk jemi njoftuar

Tuesday, 13 August 2024 11:12
 

Tajlanda nuk ka dhënë pëlqim për dërgesën me mbetje toksike që po transportohet me të paktën 100 kontejnerë (të paktën 800 ton) me vend origjine Shqipërinë, me një anije të trustit tregtaro-ujor të “Maersk Campton”.

Anija në fjalë sipas “Basel Action Network”, që dha alarmin e para që nga qendra e saj në SHBA, ka fikur sinjalin prej datës 31 korrik dhe nuk po arrihet të gjendet vendndodhja, teksa ndalesën tranzit të radhës u njoftua se e kishte Cape Town, në Afrikën e Jugut. BAN njoftoi se sinjali GPS i anijes rezulton i fikur ende dhe nuk arrihet dot të lokalizohet.

Autoritetet vendase i thanë mediave dhe publikut se janë informuar për anijen që po transporton mbetje të rrezikshme industriale, kryesisht karboniko-kancerogjene nga filtrimi prej shkrirjes së çelikut dhe po marrin masa nëpërmjet institucioneve përkatëse për ta ndaluar hyrjen e ngarkesës dhe njëkohësisht kërkuar informacione dhe hetime nga Shqipëria dhe Afrika e Jugut, që gjithashtu këshillohen të marrin masa.

Njësia OLAF në Shqipëri konfirmoi se po ndjek rastin në fjalë.

“Agjencitë përkatëse qeveritare nuk janë njoftuar dhe nuk kanë dhënë pëlqimin për këto dërgesa’, tha në një e-mail Departamenti i Punëve Industriale të Tajlandës, i cili mbikëqyr menaxhimin ndërkombëtar të mbetjeve. 'Aktualisht jemi duke koordinuar dhe monitoruar për të parandaluar këtë trafik të paligjshëm'.

Ka dyshime të forta se poseduesit dhe dërguesit e ngarkesës mund të kenë ndryshuar destinacion shkarkimi të mbetjeve toksike gjatë rrugës, pas refuzimeve të pritjes nga Tajlanda.

Referuar po dyshimeve të arsyeshme të mëparshme, vendet e treta të kontinentit të Afrikës janë kthyer në një “depozitë grumbullimi” të mbetjeve toksike helmuese dhe kancerogjene nga nënproduktet industrialo-elektronike në dy dekadat e fundit. Kryesisht shtete në trazira të thella politike, luftë civile apo ekstremisht të varfra dhe mungesë legjislacioni apo ekzekutivi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...