Françesko Beketi fundos Albcontrol-in, borxhet arrijnë 75 milionë euro

Tuesday, 13 August 2024 11:14
 

Enti Publik i Menaxhimit të Hapësirës Ajrore të Shqipërisë, Albcontrol, është zhytur në një krizë të thellë financiare teksa borxhet e tij kanë arritur kuota falimentuese. Të dhënat zyrtare nga bilanci i shoqërisë tashmë të prishur, tregojnë se në fund të vitit të kaluar borxhet e marra arritën 7.42 miliardë lekë ose 74.2 milionë euro.

Por cilët janë kreditorët e Albcontrol? 

Të dhënat e detajuara nga bilanci tregojnë se shoqëria ka marrë tre kredi të mëdha për të financuar aktivitetin e saj për shkak të bllokimit të 103 milionë eurove në Bruksel nga biznesmeni italian Françesko Beketi. Kredia e parë prej 20 milionë euro është marrë nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Sipas marrëveshjes, kjo kredi do të shlyhet me përmirësimin e gjendjes financiare të Albcontrol. Veç saj, kompania ka marrë një kredi tjetër nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në masën 4.2 milionë euro. Albcontrol duhet ta shlyente këtë kredi në fund të vitit të kaluar, por për shkak të paaftësisë paguese, borxhi është ristrukturuar.

Huaja e tretë është 50 milionë euro dhe financuesi i saj është drejtëpërdrejt buxheti i shtetit. Përmes disa vendimeve, qeveria shqiptare ka injektuar para për të mbajtur gjallë kompaninë e menaxhimit të hapësirës ajrore, e cila tani është e fundosur në një mal të madh borxhesh.

Manovra me statusin

Në fillim të këtij viti qeveria shqiptari bëri një lëvizje të dëshpëruar për të shpëtuar 103 milionë eurot që Françesko Beketi mban të bllokuara me vendim gjykatë ne Bruksel. Këshilli i Ministrave vendosi të shoqërinë Albcontrol duke e shndërruar atë direkt në agjenci shtetërore. Përmes këtij vendimi, qeveria shpreson të krijojë imunitet sovran për të ardhurat që Albcontrol mbledh nga hapësira ajrore duke e bërë të pamundur ekzekutimin e këtyre parave nga biznesmeni italian Beketi.

Por përtej kësaj, kjo lëvizje kishte edhe një qëllim tjetër. Shndërrimi në agjenci buxhetore i lejon qeverisë që të financojë direkt nga buxheti Albcontrol-in, e cila nuk mund të financohet më me kredi për shkak se është teknikisht e falimentuar dhe ka kaluar raportin e qëndrueshem borxh ndaj kapital.

Miliardat e sekuestruara nga Beketi

Linjat e fluturimit që përdorin hapësirën ajrore të Shqipërisë paguajnë një tarifë fikse për çdo avion që kalon tranzit. Këto para shoqëritë ajrore i derdhin në llogarinë qëndrore të Eurocontrol në Bruksel. Ky i fundit më pas i shpërndan me frekuencë mujore tek entet publike ajrore të çdo vendi anëtar.

Në rastin e Shqipërisë enti përkatës është Albcontrol. Por në dhjetor të vitit 2020 llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol u bllokua nga biznesmeni italian Françesko Beketi për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, e cila e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro plus interesat dhe kamatat.

Që nga fundi i vitit 2020, Albcontrol nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë nga të ardhurat e përdorimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndonëse çështja vijon të jetë në gjyq dhe ende nuk ka vendim përfundimar për konfiskimin e llogarive, por thjesht sekuestrimin e tyre.

Sipas pasqyrave financiare të shoqërisë rezulton se deri në fund të vitit 2023, Albcontrol kishte rreth 10.3 miliardë lekë ose mbi 103 milionë euro të sekuestruara nga Beketi në Bruksel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...