Protesta e banorëve të Thumanës/ Qytetari: Duam një orë të shkojmë në shtëpi, duam zgjidhje!

Tuesday, 13 August 2024 19:21
 

Protesta e banorëve të Thumanës për të patur dalje në autostradën e re Thumanë-Kashar ka hasur sërish në rezistencën e policisë, teksa kjo e fundit përpiqet të shuajë zërat dhe të ndalojë qytetarët, që të mos reagojnë ndaj padrejtësive që u janë bërë, duke mos u lënë mundësi aksesimi në këtë aks të ri rrugor.

Qytetarët protestues shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj punonjësve të Policisë, që sipas tyre me urdhër të qeverisë kërkojnë t’i ndalojnë që të mos kërkojnë të drejtat e tyre. 

‘Ne të bëjmë punën tonë, këta të vetët, s’kemi përse të konfliktohemi. Le të hapin rrugën, ne pagesën e bëjmë. Pse duhet të humbas një orë kohë për të shkuar në shtëpi. S’kam ndërmend të zihem me këta që na kanë sjellë. Mund ta paguaj traun, e kam bërë dhe në Spanjë e kudo. Unë e kam biletën për Angli, por kam vëllain, motrën, njerëzit e mi. Lë t’i japin zgjidhje, unë s’kam ndërmend të përplasem me Policinë’, u shpreh qytetari.

Ata kërkojnë që të kenë mundësi aksesi në autostradën e re, ndërsa si duket Ministria e Brendshme e ka blinduar atë duke sjellë përballë protestuesve FNSH, RENEA-n dhe Shqiponjat, për t’u shkaktuar atyre frikë, por kjo nuk i ndal ata që të kërkojnë drejtësi.

Përballë qytetarëve të paarmatosur, punonjësit e policisë janë pajisur deri në ‘dhëmbë’ kundër protestuesve paqësore, sikur këta të fundit të jenë armiqtë e popullit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...