Berisha: Ne jemi sot më të vendosur se kurrë të përballemi me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile

Tuesday, 13 August 2024 21:40
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm poshtë banesës së tij u shpreh se Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, nuk ka merituar asnjë mandat dhe se ai është i aftë ta bëjë shumë krime të tjera nëse ne do e lejojmë.

Berisha tha gjithashtu se beteja e demokratëve është betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe eteja  e demokratëve është betejë për rikthimin e demokracisë.  

 

Qytetarë dhe qytetare, me një tiran që sundon në aleancë me krimin, me drogën dhe vjedhjen.
Që sundon duke konfiskuar votën e shqiptarëve, duke kontrolluar vullnetin e lirë të tyre, ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një rrugë: revolta, revolta dhe vetëm revolta.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, nuk ka merituar asnjë mandat.
Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, përpunoi mekanizmat e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë elektorale.
E shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë për shqiptarët.
Edi Rama është i aftë ta bëjë edhe 100 herë të tjera këtë nëse ne do e lejojmë.
Por ne jemi sot më të vendosur se kurrë të përballemi me Edi Ramën në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me të gjitha format e mosbindjes civile.
Beteja jonë është betejë për shpëtimin e Shqipërisë.
Beteja jonë është betejë për rikthimin e demokracisë. 
Për rikthimin e votës së lirë.
Për fitoren e opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!- përmbylli lideri demokrat fjalën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...