Vrasja e babait të dy fëmijëve/ Berisha: Ky është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Ramës. Togat e zeza e ekzekutuan për së dyti

Tuesday, 13 August 2024 21:43
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur për gjendjen e renduar të sigurisë dhe rendit publik në vend. Berisha ka përmenduar rastin kriminal të vrasjes së babai të dy fëmijëve të në Pogradec nga një eksponent i lidhur me rilindjen. Kryetari i Partisë Demokratik i shprehu ngushëllime dhe solidaritetin e tij familjes Proga që humbën të dashurin e tyre nga dhuna e një banditi.

Fjala e Berishës: 

Mirëmbrëma demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, një mirënjohje të pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të të vërtetave dhe fjalës së lirë, që frymëzonin çdo natë çdo shqiptar.

Ju jepni zemër, guxim dhe dëshmoni se qëndresa, guximi janë rruga e vetme drejt fitores mbi këtë regjim që sundon i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, në emër tuaj unë duhet t’i shpreh solidaritetin tonë njerëzor familjes Proga, e cila pasi humbi nga dorë vrastare e mafies njeriun e vet më të çmuar, babanë e dy fëmijëve, pa sot togat e zeza të vërsuleshin mbi të, ta ekzekutonin për së dyti, të lironin në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre.

Miqtë e mi, ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi.

Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz.

Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...