Berisha: Rama nuk ka shpenzuar asgjë për mbrojtjen nga zjarret! Vetëm me 21 milionë eurot e avionit taksi mund të ishin blerë 100 zjarrfikëse

Tuesday, 13 August 2024 21:45
 

Djegia e mijëra hektarëve pyje e kullota në gjithë vendin për shkak të mungesës së kapaciteteve të shtetit për fikjen e tyre, ishte një ndër shqetësimet që kreu i opozitës, Sali Berisha ngriti në gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar të mbrëmjes së sotme.

Lideri i opozitës theksoi se Rilindja lejon djegien e vendit për të liruar toka për mbjelljen e kanabist për zgjedhjet dhe se korrupsioni e përdorimi i avionëve taksit të kryeministrit ka lënë vendin pa kapacitete në përballimin e situatës se zjarrëve. 

 

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, ky është një shembull i fundit i shtetit të krimit që sundon në këtë vend.

Kjo ishte një verë e nxehtë, ndër më të nxehtat, dhe kjo verë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim u shoqërua me zjarre të furishme.

Por në tërësi, zjarre edhe të qëllimshme nga Rilindja për të hapur fushat e kanabisit në vitin paraelektoral.

Megjithatë duhet thënë se këto zjarre e gjetën Shqipërinë më duarlidhur, më të papërgatitur se kurrë sepse shpenzimet nga 2013-a gjer sot për mjetet kundër zjarrit janë pothuajse ekzistente.

Edi Rama nuk ka ndërmend si qeveri të mendojë për të mbështetur qytetarët.

Vetëm me 21 milionë euro në dy vjet udhëtime me avion taksi personal, mund të ishin blerë për këtë vend 80 gjer në 100 zjarrfikëse.

Me 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime dhe vakanca dhe për transporte të gjërave më të dyshimta nga Edi Rama, mund të ishte rritur disa herë shkalla e përgatitje së vendit për të përballuar zjarret.

Mund të ishin abonuar për tetë vite avionët Kanadair për të shuar zjarret në rast të shpërthimit të tyre.

Por ato të gjitha u përdorën vetëm e vetëm për interesa personale, për vakanca dhe interesa kriminale të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...