Ndryshohet sërish buxheti/ Shtohen fondet për Unazën, legalizohet rritja e kostove për disa projekte

Diel, 18 August 2024 14:00
 

Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për vitin 2024. Kapitali ka mësuar se në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave do të miratojë një Akt Normativ, i cili do të bëjë rishpërndarje të fondeve buxhetore, kryesisht për investimet.

Detajet e ndryshimeve mbeten ende sekret, por burime bëjnë të ditur se përmes Aktit Normativ, qeveria do të japë më shumë para për disa projekte investimesh si Unaza e Madhe e Tiranës apo dhe rruga Elbasan-Qafë Thanë.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që qeveria ndryshon buxhetin e shtetit përmes akteve normative. Hera e parë ishte ajo e muajit shkurt, pra më pak se tre muaj nga miratimi i buxhetit. Përmes Aktit Normativ të shkurtit Këshilli i Ministrave rriti planin e të ardhurave me 110 milionë euro dhe shpenzimet me 70 milionë euro. Diferenca shkoi në ulje të defiçitit të programuar buxhetor të këtij viti.

Ky ndryshim alokoi 40 milionë euro për garancinë sovrane të bizneseve fason dhe 98 milionë euro për financimin e ndërtimit të Portit të ri në Porto Romano.

Këtë herë me sa duket ndryshimet do të jenë kryesisht rishpërndarje fondesh dhe pritet të prekin nivelin 200 milionë euro. Financimi me më shumë fonde për projektin e Unazës, rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë disa nga ndryshimet kryesore. Por nuk përjashtohet që në buxhetin e ri të akomodohet edhe rritja e kostove për disa projekte madhore të tjera investimesh si hekurudha Tiranë-Durrës apo dhe ndonjë projekt i ri, ku më i përfoluri mbetet ai i rrugës Elbasan-Lekaj. 

Për vitin 2024 qeveria ka parashikuar të mbledhë 6 miliardë e 870 milionë euro të ardhura nga taksat dhe burimet e tjera financiare. Ndërkohë që shpenzimet totale janë programuar 7 miliardë e 440 milionë euro.

Të dhënat zyrtare nga ministria e Financave tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit, arka e shtetit ka akumuluar një sufiçit prej mbi 500 milionë eurosh si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe mosrealizimit të shpenzimeve sipas planit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...