Po planifikon të blejë vilë në Palasë? Meloni: Nuk e kam menduar asnjëherë

Diel, 18 August 2024 14:02
 

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga media italiane ‘Il Foglio’ se është e interesuar për të blerë një vilë private në zonën e lakmuar të Palasës në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera, sipas së cilës, Meloni është shprehur e trondit nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.

‘Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,’ citon gazeta kryeministren italiane.

‘Il Foglio’ në artikullin e saj për vilën e Melonit në Palasë i referohej burimeve politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare, ku raportonte se vila ishte pjesë e një resorti dhe kishte pishinë, kopsht privat dhe pamje nga deti, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të strehohen refugjatët afrikanë që kapen në brigjet italiane.

Me pak fjalë, blerja hipotetike e vilës në Shqipëri do të ishte (edhe) një lloj favori nga Meloni për Ramën (ose anasjelltas). Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...