Në një kohë kur krime të rënda po tronditin vendin thuajse çdo ditë, kur skandale të mëdha korruptive po zbulohen, kur me vendime të fshehta qeverie vulosen aferat dhe bizneset e qeveritarëve e të klientelës së tyre, kryetari i PD, Sali Berisha, i ka mëshuar fort sot mungesës së ligjit dhe të drejtësisë në vend e për më keq akoma, vënies së tyre në shërbim të Kryeministrit dhe klanit të tij.
Me fjalët “Vjedhje, krime, amnisti” e ka përmbledhur situatën lideri i opozitës Sali Berisha duke veçuar disa radhë nga mesazhi i dy ditëve më parë që iu përcolli shqiptarëve.
Berisha: “Çdo ditë mediat publikojnë të dhëna për vjedhje të dhjetëra, të qindra, por edhe miliarda eurove nga nga Edi Rama, nga klani afër tij, nga qeveritarët, nga shtëpitë e mafias.
Çdo ditë organizata kriminale e kryesuar nga Altin Dumani që quhet SKAPI i partisë, amniston këta bastardë, këta kriminelë që tallen në mënyrën më cinike me shqiptarët.
Nga njëra anë, amnistojnë Edi Ramën, Erion Velinë, Lubi Ballukun, Engjëll Agaçi. Nga ana tjetër, Nga ana tjetër për të mashtruar shqiptarët lëshojnë mandate kallpe.
Nga 110 mandate arresti, 93 ia mbathin sepse njoftohen para se të firmosen! Kurrë nuk ka pasur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se SKAPI i Partisë.”