Berisha: Rama vazhdon biznesin me lëndë helmuese! OKB, NATO, OSBE të hetojnë aferën e 100 kontenierëve

Tuesday, 20 August 2024 15:28
 

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi sot Kryeministrin lidhur me nisjen nga porti i Durrësit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme për në Tailandë, që është kthyer tashmë në skandal ndërkombëtar, duke shprehur bindjen e plotë se Edi Rama po e vazhdon biznesin e tij me lëndë kimime dhe helmuese

"Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe këto akte kriminale të papërgjegjësisë ekstreme të narkoqeverisë ndaj qytetarëve, - theksoi Berisha, -dhe u bën thirrje dhe njëherë OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria."  

"Ky akt, ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij, - vërejti kreu i opozitës shqiptare. - Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu ç’aktivizuar dhe groposur. 

Pra ekziston një rrumor se Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese, se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte kriminale të papërgjegjësisë ekstreme të narkoqeverisë ndaj qytetarëve dhe u bën thirrje dhe njëherë dhe i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria. 

Të gjendet përmbajtja e tyre dhe kush qëndron mbrapa! Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.

Prapa këtij akti fshihet veprimtari kriminale biznesi e kupolës së narko qeverisë shqiptare.

Iu bëj thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të pashembullt, pa zbuluar mirë se kush qëndron prapa këtij akti dhe cilat janë substancat helmuese që përmbajnë kontenierët e eksportuar nga narko qeveria shqiptare. Faleminderit!"  

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...