Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur protestuesit e Thumanës, duke shkruar se, ata janë kundër ndëshkimit të banorëve të zonës dhe 500 mijë banorëve të veriut.
Sipas Berishës, ata protestojnë kundër diskriminimit që i bëhet veriut nga qeveria Rama.
‘Guximtarët e pamposhtur në Thumanë protestojnë kundër ndëshkimit të 80 mijë banorëve të Krujës dhe diskrimininit të 500 mijë banorëve të Veriut! Fitore!’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha në mesazhin e tij, të shoqëruar dhe me një video nga protesta e djeshme në Thumanë.