Pasi paditi Ramën për 'vrasje', Vokshi sjell tjetër dëshmi: 'Me kancer vij nga Korça, Onkologjiku nuk ka ilaçe'

E mërkurë, 21 August 2024 12:00
 

Pak ditë pasi deputetja e PD, Albana Vokshi, ka paditur në SPAK për “vrasje me dashje” të pacientëve të Onkologjikut, si Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu po edhe paraardhësit e saj në këtë post, sot sërish ka publikuar një denoncim nga ky spital, ardhur nga një paciente e cila po vuan prej mungesës së barnave.

Pacientja nga Korça që vjen në Tiranë për mjekim për kancer në veshkë, tregon se në Onkologjik nuk ka ilaçe. Duke e publikuar mesazhin e saj, Vokshi shprehet: 

“A është ky krim?! A janë përgjegjës Rama, Koçiu për mungesën e barnave te Onkologjiku?! Denoncimi i një zonje me kancer në veshka, që ka udhëtuar 5 herë në Tiranë, por nuk ka mundur të sigurojë ilaçin e duhur për kurim, pasi në farmacinë e QSUT mungon. Pra jo vetëm halli i sëmundjes, jo vetëm mungesa e ilaçeve, por edhe shpenzime për të ardhur sa herë në Tiranë…për të mos mundur të marrësh ilaçin që të mbron shëndetin. Shëndetësia falas e Ramës është shndërruar në dramë falas për qytetarët shqiptarë. Lexoni mesazhin e zonjës nga Korça,” përfundon Vokshi.

Mesazhi i qytetares.

Image

Kallëzimi nga znj. Vokshi:

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...