100 kontenierë me mbetje toksike para turinjve të SPAK

E mërkurë, 21 August 2024 14:05
  

100 kontenierë me mbetje toksike. Jo një, por 100! Dhe nuk janë 1 e 2 kontenierë të trafikuar herë pas here të shtrirë në kohë që do të donte muaj, në mos vite, që të mund t’i “rrëshqasësh” kontrabandë deri në Tajlandë. 100 kontenierë njëherazi janë një mal!

Sikur minimumi 20 ton secili (kapacitetin e kanë 28 ton), janë 2000 ton. Është si të hipë një elefant në autobus e të mos e shohë njeri.

Po si hynë në portin e Durrësit, një zonë me shumë kontrolle, këta 100 kontenierë me qindra apo mijëra ton material të rrezikshëm?

Nëse materiali ka hyrë si rifuxho me kamion, janë qindra kamionë në rresht që e kanë shkarkuar materialin në një apo më shumë sheshe të mirë përcaktuar për mallra të tillë. Më pas është ngarkuar me vinç në 100 kontenierë për disa ditë. Më pas i kanë lëvizur 100 kontenierë me kamionë deri në terminalin e kontenierëve e më pas i kanë ngarkuar në dy anije.

Dhjetëra punonjës, shoferë, agjentë spedicionerë, doganierë, personel i portit, policë dhe punonjës sigurie janë përfshirë, pa llogaritur dhjetëra kamera sigurie që monitorojnë çdo centimetër katror të portit apo skanerat modernë. Pra. e pamundur të mos dihej se çfarë ishte.

Apo mos vallë materiali toksik ka hyrë direkt me kontenier i paketuar më parë në origjinë? Përsëri, dhjetëra persona punonjës privatë dhe zyrtarë në portin e Durrësit kanë dijeni për vargun e gjatë të kamionëve që sollën 100 konteinerë.

Edhe nëse kanë harruar ata, asgjë nuk hyn në port pa lënë gjurmë në disa lloje dokumentesh zyrtare që ruhen në disa institucione të ndryshme në port.
Apo mos kanë hyrë kontenierë me atë material toksik nga jashtë? Po ne kemi një ligj që ndalon importin e mbetjeve!

Kush importoi, kush zhdoganoi, kush bëri së paku një kontroll të atyre 100 kontenierëve në shkelje të ligjit?

Kur dhe ku u depozituan në shkelje të ligjit?

Sërish dhjetëra persona zyrtarë e privatë kanë dijeni. Manifesti i anijes, dokumenti kryesor, që shoqëron çdo mjet e mall depozitohet në agjencinë që përpunon anijen, në doganë, port, etj, pra në disa institucione.

Nuk ka shans që një kapiten anijeje të mos dijë që 100 kontenierë u ngarkuan sepse manifesti i anijes përmban çdo mjet apo kontenier dhe mallin që ka brenda, kush e nis e kush e pret, në cilin port ku do ndalojë anija.

Askush nuk mund të thotë që kontenierët janë bosh, sepse dallohet menjëherë nga zhytja e anijes që është e mirëpërcaktuar.Një peshë e tillë duhet vendosur e balancuar në anije për një udhëtim oqeanik deri në Tailandë. Dikush ia ka mbyllur gojën dhe sytë ekuipazhit.

Ku do të magazinohen 100 kontenierët që po kthehen sërish në Shqipëri? Nëse ato janë të rrezikshme në Tajlandë, janë të rrezikshme edhe ne Durrës apo kudo në Shqipëri.

Si mund të hyjnë në port, të shkarkohen e të kryejnë procedurat doganore kur ligji nuk e lejon?

Para pak vitesh, një sasi e madhe plehu kimik, e sekuestruar nga një anije në portin e Beirutit, e bllokuar në magazinë në port, mori zjarr dhe shkaktoi një nga shpërthimet më të mëdha duke vrarë njerëz e shkatërruar qindra ndërtesa.

Këta 100 kontenierë që do të bllokohen, sa rrezik përbëjnë për durrsakët apo qytetarët e zonës ku do magazinohen?! Këta kontenierë me mbetje të rrezikshme.

Pyetje të tilla ka pa fund. Por të gjitha kanë një konkluzion: jemi përpara një kompleksi veprash penale, por ajo që shohim është heshtja e prokurorisë.
Gjurmët, provat dokumentare,dëshmitarët janë ngado nëpër port apo edhe nëpër ministri e agjenci shtetërore qendrore.
A është kjo thjesht një kontrabandë e një subjekti privat? Qesharake!

Nuk ka shans që një kompani sado e madhe, t’ia “rrëshkasë” nën hundë 100 kontenierë në një dorë të vetme shtetit.

Paska korruptuar ajo kaq shumë zyrtarë shtetërorë pa e ditur drejtuesit e portit, të doganës, policisë apo kapitenerisë?!
A është krimi i organizuar shqiptar?

Po mbetjet e cilës kompani shqiptare po trafikojnë?

Çfarë industrie e jona ka prodhuar këto mbetje të rrezikshme?

Mbetjeve i korrespondon edhe një sasi e madhe produkti e prodhuar, magazinuar dhe fiskalizuar e më pas tregtuar.

Çfarë na paska prodhuar kjo kompani që dilkan kaq shume mbetje të rrezikshme?

Sa kohë paska që depozitohen këto mbetje, ku janë depozituar në pritje të trafikimit?

Çfarë ndikimi kanë pasur në njerëz e ambient?

Inspektoratet përkatëse të mjedisit, tatimeve etj, ku kanë qenë?

A është trafik i paligjshëm ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme ku tipikisht mafia ndërkombëtare transnacionale është e përfshirë dhe tipikisht bën “joint-venture” me mafien lokale për të korruptuar zyrtarët e ndryshëm?

Po deri sa lart kanë arritur?

Cilët ashensorë pushteti kanë ngjitur nga Autoriteti Portual, Dogana, Kapiteneria apo Policia drejt majave të pushtetit në qeveri?

Cilët ministra linje përfshihen?
Po Shërbimi Informativ Shtetëror,që e penetron portin në çdo qelizë, çfarë ka raportuar?

E pamundur që në atë mori personash të përfshirë, të mos ketë “kënduar” asnjë person.

Raporti çohet në Tiranë dhe çdo ditë, si rregull, Kryeministri merr raport nga SHISH. Në një shtet ku pushtetet duhet të ishin të ndara, do të ishte e pamundur t’i kapësh të gjithë në një dorë e t’ua mbyllësh sytë e gojën.

Në një shtet ku pushteti bazohet mbi patronazhimin politik në qelizë dhe kapjen e çdo pushteti nga Kryeministri me emërime militante, korrupsion apo presion, 100 kontenierë mund edhe të zhduken, jo thjesht të trafikohen.

A është rastësi që dje, më 20 gusht 2024, qeveria publikoi një projektligj të ri që lejon importin e mbetjeve, pas zhurmës për referendum në 2012 dhe shfuqizimit të ligjit në 2013? 100 kontenierë po kthehen pas në Shqipëri dhe pa një ligj që i lejon të hyjnë, ato nuk mund të shkarkohen.

Kjo nuk është rastësi apo koinçidencë kohore. Kjo tradhton çdo alibi që Rama dhe qeveria nuk dinin gjë. Një projektligj po heq me urgjencë heq traun e ndalimit të hyrjes së mbetjeve të rrezikshme me lejen e Kryeministrit.

Fundja kush ka një pushtet të tillë veç atij që kalon 17 vendime qeverie në një ditë për inceneratorët, fal portin e Durrësit për ndërtim pallatesh, portin që sot është skena e krimit më të fundit me trafik mbetjesh të rrezikshme?!

Kush veç atij që shpërndan qindra milionë euro investime me PPP, rreh pronarët kur i nxjerr nga shtëpitë për t’i hapur sheshin klientëve, që u bllokon rrugën dhjetëra mijëra banorëve në Fushë Krujë e Krujë që duan të shkojnë në shtëpi apo bizneset e tyre, që jep leje për kulla gjigante që pastrojnë para e kur protestojnë njerëzit, i mbyt me gaz apo i arreston natën pse kërkuan të drejtën?!

Kush veç atij që çedon sovranitet për mbështetje ndërkombëtare si në Shëngjin apo e jep Sazanin si biçikletën e vet?!
Dikur të gjitha rrugët çonin në Romë. Sot të gjitha pistat të çojnë te Rama.
SPAK nuk ka si i shpëton kësaj mega-dosjeje penale.

Këta 100 kontenierë nuk janë qerpiku që zakonisht dallon SPAK, por trau ne sy. Veç nëse reforma nuk ia ka plasur sytë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...