Skandali i mbetjeve toksike/ Bëhet e gjallë edhe Prokuroria e Durrësit, thotë se po heton, por thellon edhe më shumë dyshimet se...

E mërkurë, 21 August 2024 17:05
 

Skandali i shndërrimit të Portit të Durrësit në dispeçeri të mbetjeve toksike vendase dhe të huaja nuk ka të sosur. Ashtu siç nuk ka të sosur edhe moskordiminimi i kordinuar i institucioneve të shtetit shqiptar, te cilat mesa duke janë ose tërësisht jashtë loje në kotrollin e Portit, ose janë të implikuara dhe palë.

Nga reagimet e deritanishme duket se është kjo e fundit. 

Institucionet e  vendit po përpiqen kujt t’i lënë në dërë skandalin.

E pari në këtë përpjekje ishte ministria e Mjedisit, e cila i është përgjigjur insistimit të medias amerikane Bloomberg duke aluduar se mbetet e rrezikshme kanë dalë nga kompania turke KURUM.

Kjo e fundit, ashtu siç kemi raportuar gjatë ditës, nuk pranoi të marrë përsipër një skandal të tillë.

Fill pas refuzimit të KURUM-it për të marrë përsipër skandalin, siç u përpoq t’ia ngecë ministria e Mjedisit, doli Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe hodhi në publik një deklaratë tërësisht të kundërt më atë të ministrisë së Mjedisit. Në deklaratën e Doganave thuhej se mbetjet kishin ardhur nga Kosova dhe se porti i Durrësit kishte shërbyer thjeshtë si tranzit.

Por pas doganave ka dalë Prokuroria e Durrësit që ka pranuar se ekziston një skandal dhe se po hetohet për “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”,  por SKANDALI tjetër është se edhe Prokuroria e Durrësit po përpiqet të kalojë përciptazi hetimin duke mos marrë parasysh kërkësën e një tjetër institucionit të shtetit shqiptar, siç është Policia e Shtëtit, e cila kishte kërkuar nga prokuroria hetim për “shpërdorim detyrë dhe transportim i mbetjeve”. Pra, prokuroria e Durrësit, ka marrë në hetim vetëm referimin e Doganave dhe jo atë të Policisë së Shtetit, gjë që ngre edhe më shumë dyshime për përmasat e skandalit.

Deklarata e plotë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM DURRËS

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16.08.2024, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal në lidhje me një ngarkesë të nisur nga Porti i Durrësit.

Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku referohen informacione të marra nga media në lidhje me këtë ngarkesë për të cilën dyshohet se ka mbetje toksike.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës bën me dije, se po kryhen veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe

institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...