Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë një postim në Facebook ku denoncon një situatë të rëndë në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Sipas një mesazhi nga qytetarët, aparaturat për rrezet kanë qenë jashtë funksionit për 15 ditë, duke çuar në ndërprerjen e terapive për pacientët që duhet të kryejnë këto trajtime pesë herë në javë. Mungesa e këtyre aparaturave për disa javë është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin e pacientëve dhe ndikon në mënyrë katastrofike në trajtimin e tyre të nevojshëm dhe shpëtues.
Vokshi i drejtohet Albana Koçiut dhe Edi Ramës, duke kërkuar përgjigje për këtë rast krimi. Ajo bën thirrje për reagim të menjëhershëm nga pacientët dhe familjarët, duke e cilësuar këtë situatë si një shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese dhe si një krizë të ndjeshme për sistemin shëndetësor të vendit.
POSTIMI I DEPUTETES:
Vijon skandali te Onkologjiku.
Përveç mungesave në medikamente, aparaturat për rreze kane 15 ditë jashtë funksionit.
Çdo pacient duhet të bëjë 5 herë në javë terapi. Për disa javë kanë bërë një ose dy herë (ose dera ka qenë e prishur, ose e tërë aparatura). Ndërkohë që dy javët e fundit s kanë mundur të bëjnë asnjë seancë!
Albana Koçiu, çfarë ndodh me pacientët që kanë 15 ditë pa bërë terapinë aq të nevojshme?
A është ky një krim??
Unë bëj përgjegjës direkt @ediramaal dhe @albanakociu për situatën përtej cdo imagjinate te onkologjiku!!
Pacientët dhe familjarët të reagojnë për një të drejtë kushtetuese që po i mohohet në mënyrë kriminale!!