Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sot fotot e takimit me kreun e CIA, z. William Burns, takim që u zhdillua dje në Presidencën e Kosovë.
Osmani nuk ka dhënë hollësi për takimin, por vetëm një deklaratë të shkurtër që pohon se është diskutuar për çështjen e sigurisë dhe mbështetjen e SHBA për Kosovën..
Osmani shkruan: "Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.”