Europol ka mbështetur policinë spanjolle dhe atë kolumbiane në goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandës së kokainës.
Organizata, e përbërë kryesisht nga të dyshuar kolumbianë dhe spanjollë, drejtohej nga një ish-anëtar i grupit paraushtarak kolumbian tashmë të shpërbërë 'Bloque Central Bolívar'.
Gjatë aksionit u arrestuan 26 të dyshuar dhe u çmontua një laborator i nxjerrjes dhe përpunimit të kokainës. 2 të dyshuar të tjerë u dërguan në paraburgim në Kolumbi.
Policia sekuestroi 47 kilogramë hidroklorur kokaine e sapopërpunuar; 20 kilogramë kokainë të përpunuar, 2 kilogramë marihuanë; 3 000 litra e 300 kilogramë kimikate të ndryshme; 3 armë zjarri; 245 000 euro cash dhe 13 automjete.
Teknika e zgjuar
Duke përdorur një metodë të sofistikuar për të shmangur zbulimin, trafikantët futën në kuti kartoni ngarkesë legale droge mes frutave.
Pasi të dërgohej me sukses në kontejnerë detarë nga Kolumbia në Malaga, Spanjë, organizata do të nxirrte bazën e kokainës nga kartoni dhe do ta përpunonte atë në produktin përfundimtar të konsumit, gati për shpërndarje.