Berisha-Ramës: Ke kryer gjenocid me krimet që nxisin shpopullimin e Shqipërisë! Zotimi ynë, përmbysja e këtij regjimi

E Enjte, 29 August 2024 21:47
 

Kryedemokrati Sali Berisha i ka renditur kryeministrit Edi Rama të gjitha politikat e tij që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet, të cilat kanë nxitur largimin masiv deri në shpopullim të Shqipërisë nga shqiptarët.

Në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e akuzoi Ramën se ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në këto 12 vite dhe se zotimi i demokratëve është përmbysja e këtij regjimi. 

Berisha: Por ne shqiptarëve t’u shtrojmë pyetjen: a nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria arrestimi i 38 mijë qytetarëve shqiptarë për fatura dritave dhe çështje civile?

Zotimi ynë është: kurrë më! Zotimi ynë është: Qeveri teknike, largimi i tij!

A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur shkatërron dhjetëra e mijëra biznese për mungesë konkurrence, shkatërron dhjetëra e mijëra banesa që je zotuar përë legalizim?

Edi Rama, këto janë krime që nxisin shpopullimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ke kryer gjenocid. Do të plotësojmë dosjen për në Gjykatën Ndërkombëtare.

A nuk është nxitje për t’u laruar nga Shqipëria kur katandis qytetarët shqiptarë, nga njerëzit më të paguar mirë në rajon në vitin 2013, në njerëzit me rrogat më të ulëta në rajon dhe Europë në vitin 2024. Me pensionet më të ulëta.

A keni dëgjuar ndonjë vend ku pensionistët të trajtohen më keq se kafshët shtëpiake. Ku në azilet e tyre i lidhin me zinxhirë në mënyrën më shtazore, ku ata vrasin njëri tjetrin për shkak të çrregullimeve që kanë?

Burgjet, azilet i ke shndërruar në qendra vrasjesh, vetëvrasjesh. Ky është narkoshteti, kjo është narkodiktatura.

Zotimi ynë është: përmbysja e këtij regjimi! Dyfishimi i rrogave, pensioneve.

A nuk është nxitje për largim nga Shqipëria, ku 18% e nënave nuk u japin më shumë se një apo dy vakte në ditë fëmijëve të tyre? Kurse ti shëtit, shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë me avion taksi. Blen instalacione 4 mln euro, sikur të ishte sheik i Emirateve.

Ministrat e tu drekojnë dhe darkojnë në restorantet më të shtrenjta të vendeve më të shtrenjta.

A nuk është nxitje për largim nga Shqipëria, ku njerëzit me pensionet më të ulëta në Europë, me rrogat më të ulëta në Europë shkojnë në dyqane dhe gjejnë aty çmime 10 gjer 250% më të larta se në vendet e BE.

I pamëshirë, i pamëshirë noton në parajsën që ke krijuar me krimin ti dhe ministrat e tu, kurse shqiptarët numërojnë kafshatën, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.

Edi Rama, a nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur ti kryen krime të hapura kundër njerëzimit me qendrimin shtetëror kriminal ndaj të sëmurëve me sëmundje të rënda. Ata duan ilaçe, të shpëtojnë jetën e tyre. Ata nuk duan t’ia dinë për dhjamin e barkut tënd. Ata duan të mjekohen, ata nuk kanë punë me ndërhyrjet personale të trupit tënd. Ata duan kujdesin që meritojnë, dhe jo mashtrimin e përditshëm, jo vjedhjen që iu bën me zyrtarët e tu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...