Nga Klevis Balliu:
Kë po fajëson Erion Veliaj?
Pasi Tirana eshte zhytur ne llum, në plehra, pa uje, pa rruge dhe erresire nga qendra ne periferi, si pasoje e vjedhjeve intensive te Veliajt.
Sot kryetari faktik i inceratorve, fajëson politikën e pisllekut.
Kush eshte kjo politikë, Rama apo Veliaj, sepse prej 12 vitesh kanë ne dore gjithcka.
Kane, bashkine dhe qeverine, televizionet dhe gjithcka tjeter.
Kjo paturpsi e hajdutëve, që bërtasin kapni hajdutët është e patolerueshme dhe fyese per Shqiptaret.
Dhe me cfarë do e pastrosh?
Me Ndrageten dhe Eco Tirana, por a nuk ka qenë Eco Tirana qe ne 2016?
Keto operatoret qe ti flet kush jane, qe qenkerkan te piset?
A nuk i ke dhenë ti para ketyre qe te bejne kete pune, a nuk je ti qe i ke dhenë tendera ketyre operatoreve?
Po ky SPAK a do ta hetojë kete vjeshte se ku shkojne paratë?
A do te hetohet mafia e plerave?
A do te hetohet Veliaj?
A do te arrestohet njeri per miliona euro qe kane shkuar dem?
A do arrestohet njeri per kete krim ekologjik qe i eshte bere Tiranes.
Apo kolegu mbrohet.