Nuk lejojnë KLSH të raportojnë në Kuvend/ Bardhi - Shalsit: Po kërkoni të shantazhoni kreun e saj

Hënë, 02 September 2024 14:01
 

Ndryshe nga institucionet e tjera të pavarura, raportimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit u mbajt i hapur në Komisionin e Ekonomisë në një proces që u cilësua “i papranueshëm” nga opozita.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë sesion parlamentar, pasi raportimi i këtij institucioni vijon të jetë i hapur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, si komision përgjegjës për të dërguar rezolutën mbi punën e këtij institucioni në seancë plenare. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka replikuar me Eduart Shalsin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku ka deklaruar se është e paprecedentë që KLSH-ja nuk ka raportuar në Kuvend si institucionet e tjera në seancat e fundit parlamentare.

Sipas Bardhit, socialistët po e përdorin për të shantazhuar kreun e KLSH-së, Arben Shehu.

Bardhi thekson se kjo ka ndodhur për interesa personale dhe është e papranueshme.

“Është e paprecedentë shtyrja e raportit. Po e përdorni këtë për të shantazhuar kreun e KLSH-së. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e papranueshme”, ka thënë Bardhi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, socialistët shprehën rezerva në lidhje me raportin e KLSH-së, nga ana tjetër opozita theksoi se ata nuk mund të bëjnë rolin e hetuesit në mbledhjet e komisioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...