Plehraxhiu i Tiranës

E Enjte, 05 September 2024 10:37
 

Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta vlerësoje, pasi dikur plehraxhinj quheshin ata që i mblidhnin plehrat, ndërsa Erion Veliaj është njeriu që ka mbushur Tiranën plot me plehra, mjaftojnë fotot e ditëve të fundit.

Nga të dhëna zyrtare, por edhe nga informacionet nga Bashkia e Tiranës, vetëm qendra e kryeqytetit pastrohet, ajo zona e dukshme e “Bllokut” dhe zona ku ka lëvizje të rinjsh. 

Mjafton të shikosh “Qytet Studenti”-n, “Rrugën e Elbasanit”, diku më larg, rreth “Unazës së vogël” e më tej, tek “Unaza e kryeqytetit” apo të hysh në lagje do të shikosh kazanët e mbushur me plehra.
ImageErion Veliaj prishi një kontratë, përpiqet të japë pretekste, më bëjnë presion këta, më bëjnë presion ata, si gjithmonë ai nuk i përballon presionet, për të fajin e kanë subjektet private, por në fakt të gjitha këto janë justifikime.

Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e Tiranës me plehra, ashtu siç është përgjegjësi për firmosjen e kontratës me këto subjekte që duhet ta pastronin, pra këta që i bëjnë presion.
Image

 

Erion Veliaj i ka fiksim plehrat, që të paguajë dhjetëra miliona euro për heqjen e plehrave të cilat nuk hiqen dhe ky nuk është rasti i parë. Ai ka paguar dhjetëra miliona euro për një incenerator që nuk ekziston në Tiranë, dhjetëra miliona euro të tjera ia ka dhënë kompanisë së inceneratorit që duhet ta ndërtonte dhe që nuk e ndërtoi kurrë, nëpërmjet një kontrate për dherat.

Erion Veliaj i ka fiksim plehrat, ndoshta mund të jetë një plehrë politike, mund të jetë një zdroms siç vetëquhet, por askush nuk e ka borxhin të durojë fiksimet e tij për të jetuar i mbuluar nga plehrat, për të jetuar me plehra, për të vjedhur me plehra, të kthejë Tiranën në një kazan të madh plehrash thjesht dhe vetëm për të vjedhur, siç ka ndodhur me dosjen “5D” dhe drejtorët e tij hajdutë.

ImageNdaj plehraxhiu ndodhet në qendër të Tiranës, në godinën e Bashkisë, e cila në fakt është godina ku është kryetari i organizatës së hajdutëve të dosjes “5D”, njeriu që pagoi dhjetëra miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston dhe njeriu që po mbush sot Tiranën me plehra.

Në godinën kryesore, në qendër të Tiranës, qëndron plehra e kryeqytetit, që lidhet me inceneratorë që nuk ekzistojnë, me plehra që nuk hiqen dhe me vjedhjet e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë që kryetar kanë pasur Erion Veliajn.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...