Berisha-Ramës: Hap rrugën për zgjedhje të lira

E Enjte, 05 September 2024 10:54
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e vuri sërish theksin te beteja për kthimine votës së lirë, edhe gjatë fjalës që mbajti,  para mbështetësve, të grumbulluar në 'Rrugën e Shpresës'. Berisha akuzoi kryeministrin, se arrestoi liderin e opozitës, si diktatori i Venezuelës, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të lënë mënjanë çdo hatërmbetje për tu bashkuar në betejën kundër Edi Ramës.   

Angazhimi i Partisë Demokratike për t’ju rikthyer qytetarëve votën e lirë dominoi fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike, drejtuar mbështetesë, që siç çdo mbrëmje ishin mbledhur në rrugicën pranë banesës së tij, në atë që e cilësoi  si kohën e provës, Berisha kishte një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.  

Duke ju referuar zhvillimeve në Venzuelë,  lideri i opozitës, e krahësoi Ramën, me diktatorin Maduro, duke e akuzuar se njësoj si ai, burgosi liderin e opozitës, para zgjedhjeve për të rrëmbyer mandatin e katërt.

Berisha ju bëri thirrje demokratëve të bashkohen pavarësisht ndasive dhe së bashku me qytetarët të ngrihen në beteje deri në krijimin e një qeverie teknike, që do sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...