Balliu: Familja e Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas artikujve për skemën kriminale të pastrimit të parave

Saturday, 07 September 2024 14:00
 

Partia Demokratike dënoi zyrtarisht kërcënimin e gazetarit dhe aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga banditët e Erion Veliajt.

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, tha se “kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes mafioze të Veliajt të aktivistin holandez vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale”. 

“Me këtë rast u bëjmë thirrje ambasadave të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin,” tha Balliu.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Demokratike dënon kërcënimin e aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga banditët e Erion Veliajt.

Duke i shprehur mbështetjen z. Gevren Oei për kurajon qytetare dhe intelektuale, me këtë rast ne shprehim mbështetjen tonë të pakushtëzuar për të gjithë ata zëra të lirë të shtypit në Shqipëri, që çdo ditë, pëkundër kërcënimeve dhe joshjeve, i çjerrin maskën pushetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes mafioze të Veliajt të aktivistin holandez vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale.

Aktivisti ka publikuar mesazhet kërcënuese, që lidhen drejtpërdrejt me artikujt e botuar, dhe që demaskojnë aktivitetin anti-ligjor dhe kundër interesit publik të Veliaj & CO.

Ambasada holandeze ka bërë një notë proteste ndaj Shqipërisë dhe ka informuar me email të gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë në lidhje me këtë rast.

Çfarë është ironike në këtë rast është se lëvizja Mjaft, që drejtohej nga Veliaj para se t’i bashkohej PS dhe Rilindjes, i ka dhënë miliona euro kësaj organizate, me qëllim demaskimin e “politikës së vjetër”, aktivizmin qytetar dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sot Erion Veliaj, pasi ka bërë në pushtet qindfshin e atyre milionave, kthehet kundër donatorëve dhe kundër ideve për të cilat i mori ato para.

Me këtë rast u bëjmë thirrje ambasadave të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin.

Po çfarë është në qendër të tërbimit të Veliajt dhe bandës dhe kërcënimeve ndaj blogerit holandez?

z. Van Oei përgjatë vitit 2024 ka kryer një hulumtim të thelluar dhe serioz, duke nxjerrë në dritë skemën kriminale të pastrimit te parave te Erion Veliajt nepermjet bashkeshortes dhe fondacionit “Harabel”.

Harabel” është një fondacion gjasme jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor”. U themelua në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt.

Harabel, menjëherë pas themelimit nisi një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa.

Adresa zyrtare e ‘Harabel’ është në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.

‘Harabel’ lidhet pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt dhe shërbente si një mbulesë që i lejonte Xoxës të bënte si ‘promotore kulturore’ dhe Veliajt të pastronte paratë.

Kjo skemë fakton lidhjen direkte të kryehajdutit të Tiranës me inceneratoret, pasi fondacioni i bashkeshortes ka punuar edhe me kompanitë e inceneratorit.

Ky nuk është kërcënimi i parë i Veliajt ndaj gazetarëve. Në këtë plan ai është recidivist. Kujtojmë kërcënimet kundër gazetareve Ola Xama dhe Beti Njuma, si ndër më të ashprit e më të fundit.

SPAK ka nisur hetimin pasuror per Veliajn pas investigimit te blogerit holandez, por le të mos e mbajmë frymë gjatë për ‘koleget’ e kryebashkiakut.

Te ngrihemi të bashkuar për të shpëtuar qytetin tone dhe vendin tonë nga kthetrat e vrasësve të zhvillimit dhe së ardhmes së Shqipërisë.

O sot, o kurrë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...