Shqiptarët ikën, Ramës i ngel në 'xhep' bonusi i bebes

Saturday, 07 September 2024 14:09
 

Rënia e lindshmërisë ka bërë që buxheti i akorduar për bonusin e bebeve të përdoret në masë shumë të ulët. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2024 janë dhënë për bebet 1.1 miliardë lekë apo rreth 11 milionë euro nga 1.7 miliardë lekë të dhëna në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Shifra ka arritur në nivel të barabartë me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur nisi dhe kjo iniciativë si dhe është -400 milionë lekë në raport me planin.

Si faktor kryesor në këtë shifër shpenzimesh ka ndikuar rënia e lindshmërisë, ku sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 shënoi një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023 dhe në tremujorin e dytë ka rënë me 3.4%, periudhë në të cilën janë regjistruar 5269 lindje në total. 

Nga ana tjetër, në këtë rënie të pagesave nga buxheti i shtetit për këtë program ka ndikuar edhe iniciativa e cila u miratua vitin e kaluar, ku emigrantëve shqiptarë të cilët sillnin në jetë fëmijë jashtë vendit, iu hoq e drejta për të përfituar këtë shpërblim me argumentin se qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Bonusi i lindjes është vendosur në formën e ndihmës së menjëhershme financiare për prindërit me foshnja të porsalindura që nga viti 2019. Ndihma e dhënë është në masën 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e bebes së tretë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...