Asambleja e PS: Rama plan të asgjesojë Rilindjen dhe të krijojë…

Diel, 08 September 2024 11:05
 

13 vite më parë Edi Rama asgjesoi Partinë Socialiste dhe e zëvendësoi atë me rilindasit me të cilët zhvati Shqipërinë për mbi një dekadë.

Tashmë që ka njësuar partinë me shtetin dhe qeveris së bashku m bandat kriminale me dorë të hekurt si partinë si pushtetin, Edi Rama duket se ka përgatitur thertoren për rilindasi dhe ka ka projektuar ngritjen e strukturave paralele, gjë e cila pritet të lançohet sot në Asamble.

Me cilësi të një autokrati të mirëfilltë si çdo autokrat tjetër, që pasi i shtrydh mirë bashkëpunëtorët e vjetër u pret kokat për t’i zëvendësuar me të tjerë, edhe Rama ka paralajmëruar përmes Metit të tij në TCH ndryshimet që do shpalosë në Asamblenë e sotme.

Rama është i vetëdijshëm se shqiptarët janë vetëdijesuar dhe propaganda e tij nuk pi ujë më, do të përpiqet të ndryshojë fytyrat e hajdutëve me shpresën që rënia të jetë sa më e butë.

Ajo që e tremb më shumë është zhgënjimi i socialistëve të cilët i përdori për të marrë pushtetin dhe vodhi shtetin me banditët e rilindasit si Erion Veliaj, Belinda Balluku, Taulant Balla etj.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka raportuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.

Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të 8 shtatorit në Durrës.

Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Pra krijimi i një partie paralele me struktura të mirëfillta.

Në Kongresin e fund korrikut Edi Rama e tregoi hapur se nuk ka ndërmend të lëshojë kurrë Partinë dhe pushtetin.

Kjo gjë u pa kur i vuri në dorë një 19-vjeçareje të lexojë idetë dhe planin e tij dhe e cilësoi atë pasardhëse të vetën.

Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.

Tetë shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.

Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit. Flitet se nga kjo Asamble Rama do përpiqet t’i presë hovin Erion Veliajt, Taulant Ballës etj.

Ndërkohë opozita e vendit është shprehur e prerë se me Edi Ramën nuk mund të shkohet në zgjedhje pasi ai nuk garanton një proces të lirë dhe të ndershëm. Pasi dështoi me asgjësimin e opozitës, e cila i shpëtoi atentatit të tij, Rama do përpiqet të shfarosë Rilindjen tek e cila e di se nuk ka më mbështetjen pasi secili ka filluar të vjedhë për hesape të tij dhe secili ka një plan atëvrasës, ai do përpiqet të gjejë mënyra të tjera se si të vejë në jetë planin e tij të vjedhjes së zgjedhjeve të 2025.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...