Komsioni Xhafa/ Rama: Do i shkohet deri në fund projektit të kapjes së drejtësisë...

Diel, 08 September 2024 14:17
 

Kryeministri Edi Rama tha se është gjithmonë i pakënaqur me punët e mira që bëjnë, ndeërsa ata janë të lumtur me të gjithë të zezat që thonë për mua, madje edhe kur i venë zjarrin Parlamentit.

“Kundërshtarët tanë nuk kanë as ide dhe as alternativa, ndërsa udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh”, tha Rama. Ai tha se përballë nuk kemi kundërshtarë seriozë dhe as alternativa reale.

 “Ne nuk kemi ndenjur kurrë as symbullur as duarlidhur, por kemi kërkuar falje si askush më parë.

Ne nuk kemi bërë thjesht ndryshime njerëzish në Qeveri, por kemi adresuar situatat kritike, duke përmirësuar sistemin e qeverisjes dhe duke korrigjuar metodat e punës sonë”, tha Rama.

Duke iu referuar projektit për mirëqevisjes dhe anti-korrupsionit, që u finalizua me ngritjen e Komisionit të Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafaj i shkarkuar nga Minister i Brendshëm për shkak te lidhjeve me trafikun e drogës së vëllait të tij.

Kryeministri tha se ata që nisën të thonë lloj lloj tezash as e kanë idenë e shtetbërjes, por as përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Ky projekt do të shkojë deri në fund, pavarësisht nëse do të duan ose nuk do të duan ata, që nuk duan.

Këmbëngulja e Ramës për të shtrirë kontrollin në çdo linjë të qeverisë dhe drejtësisë është përsëritur në çdo takim të Rilindjes. Kontrolli ndaj sistemit të drejtësisë dhe strukturave që luftojnë korruopsionin është tashmë fakt. Ndërkohë që akuzat për përdorimin e drejtësisë nga Rama janë të përditëshme edhe nga media por edhe nga opozita.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...